Home KRYESORE “Kledi Kadiu ka vdekur”/ Mediat italiane bien preh e “Fake News”, japin...

“Kledi Kadiu ka vdekur”/ Mediat italiane bien preh e “Fake News”, japin lajmin e rëndë për balerinin shqiptar (FOTO)

“Kledi Kadiu ka vdekur!”

Ky është lajmi që kanë shpërndarë mediat italiane për balerinin e njohur shqiptar Kledi Kadiu.

Thuajse të gjithë portalet e mediave online kanë raportuar se balerini i njohur i “Amici”, ka ndërruar jetë dhe nuk dihen shkaqet se pse kjo gjë ka ndodhur.

“Balerini i ‘Amici’-t ka ndërruar jetë, nuk do ta shohim më kurrë, por çfarë ndodhi?

Si mund ta harrojmë Kledin, balerinin shqiptar që bëri miliona njerëz të ëndërrojnë që në momentin që shkeli në shkollën e ‘Amicit’. Në fakt, balerini mori pjesë në një nga edicionet e para të talent show-t, i cili u transmetua 20 vjet më parë.”- shkruan një nga mediat, e cila ka transmetuar lajmin që balerini Kadiu ka vdekur.

Ndërkohë që në artikujt e shpërndarë kanë publikuar gjithashtu një histori për gjithë karrierën e tij si balerin dhe arritjet gjatë jetës profesionale.

Por a është i vërtetë ky lajm i rëndë?

Duket se ngjarja është një trillim dhe një lajm i rremë ndërkohë që balerini i njohur shqiptar jeton dhe është dhe shëndosh e mirë.

Ndoshta ky mund të jetë një gabim i pafalshëm gazetaresk e siç duket edhe mediat italiane paskan rënë pre e “fake news” dhe mungesës së vërtetimit të informacionit.

360grade.al

Share: