Home Gjeo-Ekonomia Kritika të forta Kosovës/ I dërguari i Gjermanisë: Veprimet në veri janë...

Kritika të forta Kosovës/ I dërguari i Gjermanisë: Veprimet në veri janë budallallëk

Një ditë pas përplasjeve e rezistencës së serbëve, situata qetësia ishte e dukshme në komunat veriore Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

Të shtunën, kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi ishte prezent në vendin e tij të punës kur e vizitoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty ishte vetëm për mbështetje.

 “I dhamë mbështetjen tonë, u pajtuam që është e nevojshme që të gjitha institucionet të punojnë për qytetarët, t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”,tha Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme.

Përkundër qetësisë i gjithë objekti ishte i rrethuar me njësite të Policisë së Kosovës, në të njëjtën mënyrë siç ishte edhe objekti i komunës së Zveçanit.

I vetmi aktivitet që zuri vend në këtë komunë ku një ditë më herët pati gaz lotsjellës e të shtëna me armë, ishte vendosja e flamurit të Kosovës në ndërtesë.

Ndryshe nga kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemit e i cili të shtunën doli në punë, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci e kishte pushim.

As kryetari i Zubin Potokut të shtunën nuk doli në punë, megjithatë policia kishte mbetur aty që nga mesdita kur e solli për herë të parë Izmir Zeqirin për të nisur punën e tij.

Veprimet e ditës së premte i ka quajtur budallallëqe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin.

 “Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”, tha Manuel Sarrazin,  Emisari i Gjermanisë për Ballkanin.

Sarrazin shtoi se këto veprime që thirren në zbatim të ligjit janë shumë larg rrugës së Bashkimit Evropian. Ndërkombëtarët në përgjithësi po kërkojnë largimin e policisë dhe heqjen dorë nga këto veprime.

Top Channel

Share: