Home KRYESORE PROJEKSIONI DHE PSIKOANALIZA

PROJEKSIONI DHE PSIKOANALIZA

Nga Rexhail Ramadani

Psikoanaliza merret me analizen e pjeses se pandergjegjshme te psiqikes sone, ndersa gjendja e mire psiqike kerkon nje harmonizim ne mes te pjeses se vetedishme dhe asaj te pandergjegjshme.


Psikoterapia eshte nje lende shume interesante, kam nje pervoje ne kete drejtim kur punoja ne nje klinike per semundje Psikosomatike , vinte cdo jave na mbante leksione dhe ushtrime Profesori nga Univerziteti i Munihut nje plak ne moshen gati 70 vjecar por ishte tipik Frojdian, perhere te pare mesova Frojdin , Jungun , Fromin. I kam pas lexuar si student por fare si kisha pas kuptuar. Atehere fillova ta lexoj DOSTOJEVSKIN DHE ANTON CEHOVIN dy shkrimtaret dhe psikologet me te medhenj te letersise ruse e rruges e gjeta edhe IRVIN YALOMIN qe sot eshte njeri prej psikoanalisteve me te njohur me disa vepra te jashtezakonshme ku lidh letersine me psikoanalizen, ngase bashkeshortja e Yalomit ishte Profesoreshe e Letersise.

Frojdi me eshte dukur shume abstrakt, Individuacioni i Jungut shume me ka ndihmuar te kuptoj pjekurine shpirterore te njeriut, rrugen e kerkimit te harmonise ne mes te pjeses se ndergjegjshme dhe te pandergjegjshme si dhe idete e ngulitura nga pavetedija kolektive qe ka individ,, Dostojevski me ka ndihmuar te kuptoj VUAJTJEN , ndersa YALOMI duke pare edhe shume video te tij se si te zhvilloj nje bisede PSIKOTERAPEUTIKE , PSIKO TERAPIA ANALIZON PERJETIMIN DHE JO MENDIMIN.

PERJETIMI eshte fokusi i nje psikoanalize, sepse ne perjetim lidhet ana jone e PANDERGJEGJSHME.

Psikoterapia fokusohet ne kuptimin e SUBKOSHIENCES jo te Koshiernces :

Biseden e fillon qe nga femijeria, cka mban mend nga femijera, cilat raporte i ka pasur me nenen, te pershkruaje prindert, karakteret e tyre , sa dashuri ka marre prej prinderve eshte faza me kryesore e zhvillimit. Fokusi eshte DASHURIA e prinderve , sa me teper dashuri te kete marre prej prinderve aq me teper vone eshte i afte per te dhene dashuri . Kur mungon zhvillimi ne kete faze kemi edhe sjellje regresive me vone, kerkim te femijerise, sigurise dhe dashurise prinderrore, pra ngjyrimi i perjetimit emocional qe ka perjetuar ne periudhen e femijerise eshte shume i rendesishem ne ndertimin e psiqikes se mevonshme dhe ku zene fillesat shume konflikte te mevonshme neurotike.

Adoleshenca : ndertimi i identitetit ku hapen kujtimet, e kesaj moshe , ku verehet socializmi , analizohet lidhjet sociale

Lidhjet qe ka pasur si krijon urat : analizohet sjellja.

Mbi te gjitha lihet e lire te flase per momentet e dhimbjes, vuajtjes, ndarjet, ta shpalose emocionet e tij, shpesh qajne, ne mos loteve i pershkruajne perjetimet e tyre jetesore.

Me pas futet ne analize te konflikteve neurotike.. por pacienti eshte i lire te thoje gjerat qe smund te ja thoje askujt dhe ne diskrecion te plote, te thoje gjera edhe ato me innstinktivet..

Analizohen friga, sidomos te gjitha llojet e frigerave, brengat, konfliktet e pazgjidhura te periudhave te ndryshme …

Duke e njohur thelle boten psiqike me pas futemi me thelle ne te pandergjegjshem per te kuptuar sjelljen, frigen, brengen, motivet tjera keshtu duke i ndricuar clirohet , ndergjegjesohet ,
keshtu kalon ne nje stad tjeter te pjekurise.

Idea eshte qe te rivendoset prap ne harmoni e pavetedishmja dhe vetedishmja , sepse ky balans i ndihmon individit qe te kete nje qetesi me te madhe shpirterore. Kur ka konflikte te pazgjidhura ne pavetedije ose jane te shtypura ato shperthejne ne menyre agresive.

Ketu lind edhe projeksioni – ato konflikte, ato impulse te suprimuara i projekton tek nje objekt tjeter. Prandaj personat e lenduar, qe kane konflikte neurotike nuk jane ne gjendje te kuptojne sjelljen e tyre, sjellja e tyre eshte egzagjeruese sepse tek ato koha eshte ndalur, ato ne pavetedijen e tyre jane akoma tek objekti i traumes keshtu qe ate impulse te suprimuara i projektojne tek tjetri prandaj ketu eshte origjina e lidhjes emocionale qofte me emocione negative ose pozitive , ketu lindin keqkuptimet e shumta.

Aty e kupton se njerezit jane te palumtur, kane frige, vuajne per dicka, kane nje brenge, kane shprese, disa e kane humbur shpresen, sa e veshtire eshte te perballosh humbjen e njerezve te dashur, aty e kupton me mire natyren njerezore dhe njerezit e vertete me sukseset dhe deshtimet e tyre qe heqin masken e superficiales qe ofron shoqeria bashkekohore e trendeve individualiste – liberale.
Aty e kupton se gjithe njerezit jane njesoj , pavaresisht kulturave te ndryshme, feve te ndryshme : njesoj e ndjejne vuajtjen, zhgenjimin, suksesin, deshtimin pra gjithe ne thelb jane qenie njerezore.

Prandaj zberthimi i personalitetit, i te pandergjegjshmes, zbulimi i konflikteve neurotike, perbejne bazen e INDIVIDUACIONIT te pjekurise shpirterore te individit…Prandaj biseda psikoterapeutike eshte nje bisede e vecante e rrugetimit brenda vetes dhe kjo behet vetem me dike qe e njeh rrugen , sa me teper i ndricon ato erresira, ato impulse te pakuptueshme aq me teper clirohet, aq me teper arrin pjekuri , aq me teper arrin harmoni pjesa e ndergjegjshme dhe e pandergjegjshme qe krijon balanse psiqike dhe individi behet me i afte te shijoje ta tashmen dhe te zhvilloje potencialet e tij.

Duke pasur biseda psikoterapeutike me rreth gati 800 paciente kam mesuar shume per jeten e njerezve, per vuajtjet, problemet , per konfliktet e pazgjidhura….qe atehere i kuptoj me teper vuajtjet e njerezve.., por ne keto procese e zbulon edhe vetveten sepse ke edhe shume gjera brenda vetes, konflikte neurotike , impulse qe nuk je i ndergjegjshem, por ne nje interaksion shpirteror behen te njohura , prandaj Karl Jungu me ka pelqyer ne Individuacionin por Irvin YALOM duke e ndjekur shume ne seancat e tij permes videove te shumta kam mesuar metodat e tij. Por Profesori i Psikoanalizes me ndihmoi te kuptoj nje proces psikoanalitik.

Qellimi i nje psikonalize eshte te pastrohet oxhaku, , sa me i pastruar oxhaku eshte ne balans me te mire pjesa e ndergjegjshme dhe e pandergjegjshme e psiqikes.

Puna ime ne kete fushe ka qene pervoja ime me e madhe ne te kuptuarit e njerezve , ne thellesine e tyre, ne kete periudhe e kisha DOSTOJEVSKIN udherrefyesin tim qe me ndihmoi shume te kuptoj vuajtjen si nje fenomen psikologjik.

Share: