Familja shqiptare është futur në krizë për shkak të rënies së ndjeshme të numrit të martesave dhe rritjes së numrit të divorceve.
Sipas sociologëve papunësia e lartë në radhët e të rinjve me gati 20%, si dhe emigracioni i lartë i kësaj fashe të popullsisë ka sjellë që të rinjtë ta shtyjnë moshën e martesës.
“Vështirësitë ekonomike me papunësinë e lartë në radhët e të rinjve, me mungesën e gjetjes së vetes në tregun e punës për një numër të madh të rinjsh të vendit tonë, me politikat e vogla ose të papërfillshme sociale të cilat ua bëjnë të rinjve më të thjeshtë marrjen e vendimit për të ngritur një celulë familjare, emigrimi është një ndër shkaktarët kryesorë, që po bën që të rinjtë tanë të planifikojnë të emigrojnë se sa të martohen.
Arsye të tjera mendoj që lidhen me zgjatjen e periudhës së shkollimit, për gratë dhe vajzat shqiptare si kundër edhe rritja e kërkesës për më shumë ecje profesionale, përparim profesional“- shprehet për TCH sociologia Entela Binjaku.
Top Channel