Home KRYESORE Basha dorëzon kandidaturën për kryetar! Açka: Faji i Alibeajt, Bardhit dhe Tabakut...

Basha dorëzon kandidaturën për kryetar! Açka: Faji i Alibeajt, Bardhit dhe Tabakut që s’u bënë liderë

Për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mes tyre edhe rikthimi i Lulzim Bashës, deputetja Flutura Açka fajëson tre emra në parti, Gazment Bardhin, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabaku. Ajo thotë se asnjë nga të tre nuk u bën dot liderë.

“Jo, sepse nëse Lulzim Basha përfiton nga kjo gjë, nuk është faji i Bashës, është faji unë që Basha e gjeti në këtë gjendje PD, është fati i këtyre djemve që nuk janë rritur politik, lider, nuk bënë asgjë, ne nuk e bëmë PD. Duke përfshirë, Enlelekd Alibeaj, Bardhin dhe Tabakun, nuk kishim pse ta zgjidhnin sot, kërkesa ime ka qenë me muaj të tëra. U kam thënë nëse doni ta çoni PD përpara, dilni me një rezolutë që Basha të distancohet, mu hodhën në fyt, mendova se ato do ktheheshin në liderë nuk u bënë, paaftësia e tyre, mënyra e retorikës së fjetjes ka çuar në krijimin e shtratit të Lulzim Bashës”, tha Açka në ”A2cnn”.

360grade.al

Share: