Home KRYESORE Heshtin mediat vendase: 58-vjeçari grek tenton të përdhunojë një 16-vjeçar shqiptar!

Heshtin mediat vendase: 58-vjeçari grek tenton të përdhunojë një 16-vjeçar shqiptar!

Nga Shpëtim Zinxhiria

Ngjarjet të kësaj natyre janë të përditëshme ne mediat vendase, po këtë radhe ato heshtën, pasi fëmija ishte shqiptar.

Ngjarrja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së shtunë (10/06/2023) në zonën Makrinisë në Bashkinë e Agrinios.

Familja e 16-vjeçarit ankohet për këtë krim ndaj fëmijës së tyre ndaj një 58-vjeçari grek, i cili kur po largohej nga lokali i tha fëmijës që ta ndiqte për ti treguar diçka.
Fëmija ishte në kafene të fshatit sëbashku me shokët e tij, ku në të njëtën kohë ndodhej edhe 48-vjeçari vendas.

Fëmija e ka ndjekur dhe kur kanë hyrë në oborr, burri ka mbyllur derën dhe më pas fëmija ka filluar të shqetësohet. Kur ajo e pyeti se çfarë donte ta ndihmonte, ai i tregoi organet gjenitale dhe i tha drejtpërdrejt se çfarë kërkonte nga 16-vjeçari, madje duke u përpjekur t’i afrohej.

Fëmija u tremb dhe i tha të hapte derën për t’u larguar, por duke qenë se burri nuk dukej se kishte një qëllim të tillë, fëmija u hodh mbi gardhin e oborrit dhe u fut me vrap në shtëpinë e tij.

Por ai nuk i tha asgjë atë natë prindërve të tij edhe pse ata e panë se ai ishte i shqetësuar. Të nesërmen ai foli me një mik të familjes, i cili njoftoi menjëherë prindërit, të cilët nga ana e tyre njoftuan policinë.

Tashmë është caktuar një takim me një psikolog fëmijësh, i cili do të flasë me fëmijën dhe në varësi të asaj që ajo konstaton do të ndiqen edhe procedurat e përcaktuara. Megjithatë, policia po heton për ngjarjen.

Kjo ngjarje është pasqyruar ne gazetën lokale “Agriniotika nea.gr” nga gazetarja Vaso Vitta,
Në komunikim me të mësuam se të dhënat që ajo kishte bëhet fjalë për një fëmijë me origjinë shqiptare.

Megjithatë mediat e tjera heshtën dhe 58-vjeçari pi kafene e radhes i qete

Share: