Helikopterët ushtarakë rusë hapën zjarr ndaj kolonës mercenare “Wagner” që po lëvizte drejt Moskës në autostradën M4, shkraun Protothema.
Luftimet janë ndezur në autostradat jashtë Voronezhit, ndërsa forcat ushtarake ruse përpiqen, të bllokojnë përparimin e Wagnerit drejt kryeqytetit rus. Në videon e publikuar, rusët mund të shihen duke granatuar automjete ushtarake Wagner në autostradën M-4, e cila lidh kryeqytetin Moskë me rajonet e Rusisë jugore që kufizohen me Ukrainën.
Alexander Gusev, guvernator i rajonit Voronezh, të ketë thënë se ushtria ruse po kryen “operacione operative dhe luftarake” në zonë dhe se autostrada M4 është e bllokuar.
Çfarë po ndodh në Rusi
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim.
360grade.al