Home KRYESORE Kukësi nuk është i Safetit…

Kukësi nuk është i Safetit…

Nga Fejzo Subashi


Nuk kam ndērmënd të merrem me skandalin e ish kryetarit të Bashkisë Kukës, por as kush nuk më pengon të shpreh opinionin tim për Kukësin, i cili është një nga qytet dhe bashkit më me rëndësi në historinë e Kombit Shqiptar.

Askush nuk mund të më ndaloj që të ndikojë, me sa të mund me zërin dhe penën, ku të bëjë preceptimin dhe të shpreh opinionin tim, si njeri i medias lidhur me komentet dhe rolin që duan ti japin këtij skandali, segmente të caktuara dhe loja politike. Vlerat dhe fisnikërinë me përmasa ndërkombëtare , ky qytet dhe kjo bashki e arriti në luftën e çlirimit të Kosovës. Ishin banorët , mbarë qytetarët dhe qyteti Kukës me vitalitetin, kulturën, ndjesinë, fisnikërinë dhe qytetarinë e tyre që e bënë të mundur nominimin e Kuksit, i cili të ishte kandidat prestigjiozë për Çmimin NOBEL.

Një nominimin i merituar për kontributin në luftën e Kosovës, për ndjeshmërinë dhe humanizmin qytetar të treguar nga çdo familje Kuksiane.

Absolutisht që Safeti deri dje ishte Qytetar i parë i Kukësit, por një skandal që rrethanat në të cilin ka ndodhur i di vetëm Gjici, ashtu si dhe kostua e këtij skandali, në çdo formë dhe formati qoftë është e tija dhe e as kujt tjetër, aq më pak që kjo kosto të jetë , apo ti faturohet dikujt tjetër.

Absolutishte që nuk duhet të mendohet dhe t’iu faturohet, si dhe të kthehet në një kosto , qoftë edhe moralisht e socialistëve të Kukësit, apo aq më keq e punonjësve të kësaj Bashkie dhe këtij qyteti.

Duke njohur nga afër personalitetin, fisnikërinë, qytetarinë e të gjithave zonave të kësaj bashkie, thuajse për çdo krahinë, kush më shumë e kush më pakë kanë tradita dhe vlera madhështore dhe dinë mirë të bëjnë këtë dallim, të mbajnë qëndrim dhe të reagojnë.

Ata dinë të mos bëhen pjesë e tymnajës dhe mjegullës , si dhe të dalin me shumë qytetari nga qorrsokaku që duanë të krijojnë skuthat e lojës politike, të cilat këtij skandali kërkojnë ti japin ngjyra politike dhe të prekin sedrën dhe ndjesinë Kuksiane dhe veriore.

Çdo banor i Kukësit di më mirë se kushdo të bëjë dallimin midis të mirës dhe të keqes. Nëse ke hyr si mik në familjet e tyre dhe ke dalë andej edhe nëse nuk e ke merituar qënësinë mik i tyre, vështirë që një Kukësian të shfryjë mllefin dhe urrejtjen që mund ti kesh krijuar, nga qasja dhe sjellja jote, aq më pak ta bëjë këtë për lojë dhe suport politik të dikujt tjetër.

Safet Gjici, nuk duhet t’ia mohojmë dhe ta heqim nga memoria , për punët e mira, për çfarë bëri, për ndryshimet në qytetin dhe Bashkinë Kukës, si qytetar i parë dhe drejtuesi i saj, ku për fat të keq të tija, ja sfumoj skandali.

Safeti punoi shumë dhe solli përparime të mëdh por ai nuk i bëri i vetëm ndryshimet në Kukës.
Ai nuk e pranoj ndonjëherë që ishte socialist, por as ai, as ndokush tjetër nuk duhet ta mohojë se autori kryesor i ndryshimeve në Kukës janë socialistë dhe Qeveria socialistët.

Ndaj e theksoj me forcë se ishin socialistët, suporti i tij dhe mbështetja maksimale e Kryeministrit Rama që e mbështeti maksimalisht me fond dhe investime. Ishte ky suport politik dhe kjo mbështetje që solli këto ndryshimin rrënjësor të qytetit dhe Bashkisë Kukës.

Jo vetèm që nuk mund të jetë morale, por sot as kush nuk mund të ketë të drejtë qofshin këta dhe autorët apo faktorët e politikës e sidomos ata të opozitës që skandalin e ish qytetarit të parë , ta përdorin si argument dhe ta bëjnë pjesë të lojës politike.

Absolutisht kjo lojë të sfumoj dhe ta mbulojë me perden e errësirës së mediokritetit, të injorancës dhe varfërisë së argumentit, rolin kontributin e çdo socialisti për ndryshimet e mëdha të Kukësit. Do ishte e humbur lufta për të gjithë ata që do mendonin se ky skandal do ulte ritmin e rritjes se forcës progresiste socialiate në Kukës.

Do ishte vetëvrasje për familjen socialistete Kuksiane dhe jo vetëm, nëse ky skandal do të frenonte frymën e re dhe rritjen e rolit të femrës në partinë socialiste Kukës. Ku jemi të vetëdijshëm se fryma e re dhe rritja e rolit dhe kontributit të femrës ka pësuar rritje dhe ka marrë tjetër dimension në Kukës.

Skandalet janë skandale, absolutisht që nuk janë të dëshirueshme, ashtu siç nuk janë dhe të vështirë ti ndalosh. Skandalet të çfarëdo lloji dhe soji qofshin janë pjesë të veprimtarisë së shoqërisë, të cilat vijnë dhe ndodhin në rrethana të ndryshme, rëndësi ka reagimi dhe dhënia çezarit atë që i takon çezarit.

Një thirrje shumë të sinqertë dua t’ia bëjë sot Z. Rama si Kryrministrit i Vendit , të mos frenohet nga investimet, mbështetja dhe realizimi i projekteve të premtuara dhe të nisura për Bashkinë Kukës. Gjithashti si kryetar i Partisë socialiste , të mos ndalej për progresin e familjes socialiste në Kukës dhe si domosë për rritjen rolin të gruas, si një forcë shumë e rëndësishme.

Do ishte shumë domethënëse dhe jo vetëm për familjen socialiste por për gjithë komunitetin e kësaj bashkie nëse qytetari i parë i Bashkisë Kukës mbas kësaj situate të ishte një grua, një intelektuale. Situat do merrte nota pozitive dhe të tjera ngjyra, ashtu siç ndodhi në familjen e vetë socialiste Kuksiane, kur në krye të saj u vendosjen një femre, u thye tabuja historike se partitë dhe politika nuk janë për femrat. Me vendosjen në krye të Partisë Socialiste një femër qytetare, itelektuale, të ndeshme, të patër moralisht familja socialiste Kukës morri tjetër staturë dhe dimension.

Safeti Gjici është kukësian dhe jo Kukësi i Safetit.
Partia Socialiate dhe antarësia Kukës i dhanë mbështetje, por kurrsesi nuk mund të themi se Partia Socaialiate Kukës ishte e Safetit.

Ndaj jo vetëm qytetarët Kukësian, por të gjithë e sidomos njerzit e medias dhe mediat duhet ta bëjnë mirë këtë dallim, interpretim. Ashtu edhe klasa politike e sidomos Opozita, që është bërë pjesë e këtyre skandaleve në nivele më të larta se statura politike e Safetit. Politika nuk duhet të indimitoj qytetarët Kukësian, të cilët kanë ndjeshmëri të madhe për këto fenomene. Mos i prekni, mos i lëndoni, mos prekni në pikën më të dobët dhe të ndjeshme kuksianet atë të ndershmëris, moralit.

17 Qershor 2023
Nga Fejzo Subashi

Share: