Home Gjeo-Ekonomia Braverman raporton për shqiptarët/ Deputetët anglezë: Viza punësimi kundër trafikimit

Braverman raporton për shqiptarët/ Deputetët anglezë: Viza punësimi kundër trafikimit

Suella Braverman Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë, raportoi në parlamentin anglez në lidhje me situatën e të ardhurve me gomone.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjes se sa prej 12,301 shqiptarëve të mbërritur me gomone gjatë 2022 janë dëbuar.

Megjithatë anëtarët e komisionit parlamentar njohur si “select committy”.

Mbërritën në përfundimin se “ka pak prova për tu marrë në konsideratë se shqiptarët e mbërritur ilegalisht kanë rrisqe për jetën e tyre në Shqipëri dhe mund t’ju jepet azil”.

Anëtarët e këtij komiteti në raportin e hartuar, kërkuan nga politikanët dhe komentatorët politik nëpër televizionet angleze” të jenë të kujdesshëm dhe te vetëpërmbajtur në gjuhën e përdorur për mos tu marrë e veçuar shqiptarët si të vetmit që po shtojnë presionin ku ndodhet sistemi azil kërkimit.

Kjo pasi duhet vijuar marrëdhëniet pozitive me qeverinë shqiptare dhe këto marrëdhënie duhet të jenë prioritare për te siguruar dëbimin e personave ilegal e atyre që përfundojnë dënimet në burgjet angleze”.

Ky komitet thekson se “Britania e Madhe duhet të përmirësojë sensibilizimin për programet e vizave të punësimit në dispozicion të shtetasve shqiptarë e cila mund të kthehet në një ofertë ndryshe nga ato të trafikantëve që i kalojnë përmes Lamanshit me gomone dhe kjo do të ulte presionin aktual në sistemin e azil kërkimit”.

Gjatë vitit 2022 thuhet në raport qeveria angleze lëshoi 325 viza punësimi për aplikantët shqiptarë.

“Perceptimi vështirësive që hasen në marrjen e vizave të punës angleze përmes kanaleve legale, i detyron shqiptarët të zgjedhin rrugët e emigrimit klandestin. Prandaj ky komitet parlamentar inkurajon qeverinë në promovimin e vizave të mundshme pune për vendet e lira në mënyrë që përgjimet nga puna legale të kthehen në Shqipëri. Sugjerojmë që këto viza të jepen për punë sezonale në sektorët e ndërtimit dhe agrikulturës”theksohet në raport.

Top Channel

Share: