Home Gjeo-Ekonomia Kriza për punëtorë, 40% e të punësuarve në turizëm këtë vit janë...

Kriza për punëtorë, 40% e të punësuarve në turizëm këtë vit janë të rinj

Çdo vit e më shumë, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante. Shumë prej të rinjve po ikin nga mungesa e perspektivës dhe mundësive në vend. Për rrjedhojë, rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, të cilat po përkeqësohen.

Sektori i turizmit po vuan më shumë pasojat e ikjes masive të popullatës. Tendenca e të rinjve kryesisht atyre mbi të 20-tat për të emigruar, e ka kthyer vëmendjen e sektorit të turizmit drejt të rinjve 16- 22 vjeç të cilët i sheh shpesh në çdo sektorë shërbimi.

Nga promocioni në bare dhe restorante, hotele dhe agjenci turistike, ata përbëjnë rreth 40 % të të punësuarve në turizëm. Duket se të ardhurat janë kthyer në arsyen kryesore të qëndrimit, si dhe e shohin turizmin si punë afatgjatë. Në jug të Shqipërisë, të punësuarit nën 18-vjeç, punojmë deri në 4 orë dhe kontratat shoqërohen me miratimin e prindërve.

360grade.al

Share: