Home Gjeo-Ekonomia “Mercenarët të tregohen të matur, rezultati mund të jetë katastrofik”/ Udhëheqësi çeçen...

“Mercenarët të tregohen të matur, rezultati mund të jetë katastrofik”/ Udhëheqësi çeçen zbulon bisedën me Prigozhin: Arroganca e tij, e rrezikshme!

Udhëheqësi çeçen, Ramzhan Kadyrov ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “arrogancë”. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se kjo karakteristikë e tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Në një postim në Telegram pas shpalljes së marrëveshjes për t’i dhënë fund rebelimit të Wagner  ,udhëheqësi çeçen pretendon se arsyeja e veprimeve të Prigozhin është zemërimi.

Sipas Kadyrov, zemërimi i liderit mercenar për një sërë marrëveshjesh biznesi të dështuara është arsyeja e rebelimit të armatosur që ai organizoi.

Kadyrov, një mbështetës për një kohë të gjatë të Putinit, tha gjithashtu se ai e kishte këshilluar më parë Prigozhin të “lënë mënjanë” ankesat e tij, por këshilla e tij ra në vesh të shurdhër: “Unë fola me Prigozhin, e inkurajova që të mos përziejë ambiciet e tij të biznesit  me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më kishte dëgjuar, por siç pamë, zemërimi i tij po rritej gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës ”.

Kadyrov u bëri thirrje mercenarëve që të marrin vendimet e tyre me maturi, përndryshe rezultati mund të jetë “katastrofik”.

360grade.al

Share: