Nga Fejzo Subashi
Kombi ynë, për fat të keq, në gjithë historinë e tij, ka pasur dhe vazhdon të ketë udhëheqës dhe politikanë megaloman. Politikanët tanë, më shumë merren dhe janë marr me politikën e madhe sesa me politikën e vogël ecila është domosdoshmëri për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Po kalojm shekuj që populli i ka votuar dhe i voton për ti qeverisur, kurse ata në vend që të merren me qeverisjen, me hallet, me shqetësimit, me nevojat e qytetarëve dhe situatat e Vendit janë merr dhe vazhdojnë të merren, të luftojnë dhe të angazhohe për dhënien e zgjidhjeve të halleve e nevojave të Evropës, pse jo dhe të Botës. Prej shumë dekadash, jo më kot njerëzit e mëdhenj të penës, të Kombit Shqiptar, shumë udhëheqësve dhe liderëve të politikës, i kanë thirrur dhe ju kanë vënë epitete si: “kokëtulë, kok palarë, zuzar, trutharë, të shitur e mercenarë, spiun të fëlliqur pa din e dima etj…”
Të bindur dhe të vetëdijshëm, se dhe vetë e kanë ditur se nuk bënin as për “çoban” hiqeshin, silleshin dhe i thoshin vetes: “Sulltan, Pasha, Feudal, Mbret, Marksist – Leniniste ne famë”. Pavarësisht për hijen që i bënin kolltukut, megjithëse nuk e dinin nga ta lidhin të shkretin “gomarë” vetë krahasoheshin, bile ka edhe sot nga ata, që e quajnë veten dhe krahasohen me udhëheqës Botëror, bile dalin edhe mbi ata Botëror dhe Evropianë.
As në sy nuk u hyjnë Frashëllinjt me nam, Skënderbeu, Ismail Beu, Fan Nol dhe Adem Jashari, si dhe çdo personalitet i shquar i Kombit, por shtiren dhe u referohen, vetëm kur kanë hall dhe kur u bienë pantallonat. Mjerë Kombi, që për fat të keq, të tillë palaço, klloun, dodroleca, pazarxhinj me nam, për shekuj me radhë ka promovuar, votuar dhe u ka besuar …
Na kan premtuar parajsën lugën e florinjt, se do arrijmë majat, po për fat të keq, në vend që të ecim përpara, gjithmonë këta molomënë na kanë kthyer jo vetëm mbrapa, por na kanë katandisin për tu mëshiruar, rrugëve të vendeve që aq sa duan, po aq shumë nuk na duan .
Krenohemi dhe mburremi pa limit, i kemi thënë vetes Pellazg, Ilir dhe Arian, por politikat e tyre, na kanë katandisur edhe në vendin tonë mercenar. Këto qasje dhe sjelljet e tyre e po të mos duash, ta nxjerr nga thellësia e shpirtit urimin famkeq: “mallkuar” qoftë kjo farsë politikanësh e lindur prej shekuj në të shtrenjtin vatan.
Menduam dhe u gëzuam, se me çlirimin dhe pavarësin e Kosovës, e shporrëm dhe i dhamë duart një herë e mirë, që si gjarpëri në gji për shekuj na ka qëndruar qakatari dhe bisha e tërbuar, por kjo mostër politikanësh nën rrogoz ta bënë varr. Këta nuk bëjnë politik dhe politikanin, por bëjnë shejtanin e përroit dhe djallin….
Tani kemi njëzet e pesë vite që jemi dy shtete, një komb, një gjuhë, një grusht vend, në vend të bashkohemi e të zgjidhim ndonjë hallë, zihen me njëri tjetrin se jo vetëm se kush është i pari, por edhe sundimtar. Kacafyten e dalin para miqve dhe armiqve tanë, si sharlatanë, si të marrë, pa ditur si ku i çon kjo mushkë xanxare, pa ja patur idenë, pa e ditur fundin si do të dal.
Më në fund, pas shumë shekuj e shekuj, pasi na shqyen, përgjysmuan, na sakatuan, na dërrmuan, më në fund herë armiq, herë miq të mëdhenj, na bënë pjesë të sofrës, me kaq sa na lanë dhe si na lanë.
Ne të bindur se e keqja nuk mbaron me një të rënë të lapsit, si shqiptar ku ju themiëëdhe duhet t’iu themi faleminderit edhe pse e dimë shumë mirë që gurin varur në qafë dhe litarin jashtë na e lanë. Sot çdo çast detyra e klasës sonë pulitke dhe e liderëve në të dy shtetet Shqiptare, nuk është që njëri ti bjeri mushkës e tjetri samarit, njëri gozhdës e tjetëri patkoit, aq më pak që një ti mëshoj gurit dhe tjetri të tërheqë litarë. Ata duhet të dinë, jo vetëm të ulen në sofër, por dhe të flasin dhe të hanë.
Absolutisht tu lutemi miqve, që të na heqin gurin e të na zgjidhin litarë, as të fshihemi si skutha, apo të hiqeni si lypsar, por të silleni, të veproni si burra shteti, të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se mbi supe mbani peshën e Kombit dhe të flamurit Shqiptarë. Jo, nuk u kërkojmë, as dëshirojmë dhe nuk na pëlqen të quraviteni, nuk na bëni krenar, por as nuk duam të jeni as kryeneçer shtetar. Dëshirojmë e ndjehemi mirë po vepruat dhe u sollët me personalitete me dinjitet, fisnik dhe qytetar, jo palaço cirku pa din e diman.
Me veprimet, apo mos veprimet tuaj kohet e fundit keni lënë shumë për të dëshiruar. Me keqardhje po por jeni sjellë dhe kini vepruar ku: njëri Kapricos e tjetri Autoritarë. Njëri lufton me gjithë Botën, Tjetër lufton për lider i parë dhe sundimtar,
Është e vërtet që Kosova është në hallë, po nuk u bëjmë dot hallall që Kosova të jetë halli i qëllimit tuaj.
Nëse pretendoni, mendoni dhe veprimet tuaja na i shisni se i bëni për në, për vendin, për Kosovën, apo për Kombin, gënjeni dhe mashtroni veten, ku më vjen keq por nëse është kështu më duhet t’iu them të “marrë”.
Nëse pretendoni, apo dëshironi që Kombit t’ia zvogëloni barrën dhe Kosovës t’ia zgjidhni hallin, silluni si burra shteti, si vëllezër, si malësor e babaxhan shqiptar, si lider perëndimor dhe evropian, si aristokrat, si qytetar. Bëhuni dhe merrni shembull nga burrat e shquar dhe heronjtë e Kombit Shqiptar. Kështu do ju duam jo vetëm ne, por edhe miqtë dhe armiqtë tanë.
Do të ishte mirë ta horroni “ëndrrën” qoftë dhe në sirtar për perandor, mbret, sulltan, apo lider botëror dhe evropian, por të mendonit për vendin, Kosovën dhe Kombin Shqiptar.