44-vjeçari Gentian Hinga nga qyteti i Lushnjes është një nga 400 të paraburgosur në 34 burgjet në Greqi, të cilët janë ende në pritje për gjykim. Në të njëjtën kohë në burgjet e Greqisë ndodhen edhe 1200 të dënuar nga gjykatat e vendit për veprat penale.
44-vjeçari Hinga ka 5 muaj që ndodhet në burgun Koridallo, një burg me shumë probleme ku kanë humbur jetën shumë shqiptar për arsye shendetësore.
Ai përjeton një torturë të vertetë në jetën e tij të përditëshme në një qeli 5-6 metra katrorë dhe me një banjo që nuk kalon 1 metër katror përfshi këtu edhe WC.
Siç do ta shohim më poshtë ai është invalid 85% me një krahë dhe me një këmbë, bën që jeta e tij e përditëshme në qeli të jetë tepër e vështirë.
Intervistën për “FAX NEWS”, e ka përgatitur Vasilis Demakis, dënuar 25 vite ne burg, që ka mbaruar studimet politike – juridike, diplomuar me notat 19.9, aktivist, që ndihmon te burgosurit që kanë problem me te drejtat e njeriut.
44-vjeçari kërkon lirim me kusht, ndërkohë që në një intervistë për Fax Neës, avokati Edmond Petraj u shpreh se një rast i tillë është i paprecedentë, dhe i pamundur në çdo vend të botës, përveçse në Greqi që është një shtet racist sipas tij.
“Rasti është i paprecedentë, që një person që është në pamundësi të plotë fizike, akuzohet për disa vepra penale, që nuk mund ti kryejë për shkak të kushteve. Vetë personi duhet të pajtojë një avokat të rregullt, vetëm në Greqi ndodhin këto raste, që të trajtohen në këtë mënyrë persona në kushte të tilla. Jemi në kushtet e një racizmi të pastër.
Duhet të merren masa urgjente nga ana e ambasadës shqiptare, nuk mund të trajtohet në këtë farë situate. Avokati duhet të mbajë përgjegjësi, prokurori po ashtu, a i plotëson kushtet ky njeri që të mbahet në një masë të tillë izoluese.
Ky është një rast shumë i rëndë, shteti grek që pretendon se është demokratik dhe bën namin për Fredi Belerin shihni si e trajton një shtetas shqiptar në kushte aq të rënda. Jam shumë i shokuar nga ky rast, në Shqipëri çështje të tilla as që mund të mendohen, pavarësisht problematikave të shumta që mund të ketë vendi ynë”, u shpreh avokati./Faxweb.com