Nga Fadil Maloku
- Ca (b)analistë, gazetarë, medie sociale, politikan, diplomat, e sidomos deputet pakurrizor e servila, që as në shtëpi vet nuk gëzojnë trohë respekti e karizëm politike, kanë marr hygjymin (por, jo edhe mandatin moral!) e po i “cicërojnë” pa dalur e pa fije turpi, kundër shtetit dhe kombit të tyre!
- Të njëjtit, me hygjymin që e kanë marr aq shumë i kanë personalizuar problemet dhe proceset e dhimbshme politike nëpër të cilat po kalon Kosova, sa të mbushet mendja që e “drejta e tyre” apo protagonizmi i tyre injorant, irracionalitet e llomotitje zhurmuese, është e vetmja e vërtetë absolute! Po këta mjerona, në vend që t’i shërbejnë kauzës kombëtare e shtetërore, me injorancën dhe budallakinë e tyre, po i shërbejnë kauzës së marrëzisë, hipokrizisë dhe poltronizmit antishqiptar!
- Ky soj poltronash politik (si çifti i EDI RAMES) që bashkëlindën dhe u “rritën” me shtetësinë e Kosovës, po i japin vetës së tyre përveç monopolit (lexo; uzurpimit) mbi të “vërtetën” (e joshur përmes “grykës” së fondeve të dyshimta e antishqiptare!) edhe të “drejtën” (shih Ti!) për të projektuar rrjedhat dhe tē ardhmen e Kosovës!? Duke harruar kështu, se Kosova sot, nuk ka nevojë më për këshilla të tipit “yes man” dhe se për hartimin e drafteve për Zajednicën!! Sepse, të njejtit, si mercenar që janë (shitur djallit), po i ofrohen ngadal por, sigurt edhe tradhtisë kombëtare!? Këtyre tipave, nuk u mjafton më as vrejtja e as kritika publike, por, u duhen vetëm terapi e vaksina mendore neuropsikiatrike…!
(P.S. Ky njeri është duke punuar, si thojnë amerikanët “very hard”, për me shpëtu vetën dhe klikën e tij oligarkike në Shqipëri, nga aferat (Afera me Mcgonigal, që po duket ia ka zënë “bishtin!)dhe skandalet e gjetura nga FBI-ja.
Heq “vllaznillëku” me Vuqiçin dhe mashtrimet tjera ordinere, tani po na ofron edhe draft Statutin për Zajednicën!? Ky me siguri me këto sjellje indolente e tipike antishqiptare(!?), po get është duke u munduar i gjori t’i “rezervoj madhështisë” së tij një vend në mauzoleun (lexo; varrezat e “heronjëve proserb!) e Beogradit!? Aty ku pushojnë edhe eshtrat e Esad Pashë Toptanit! Historia e brezave që po vijnë, KURRË nuk ka me harru këtë”kontribut” antishqiptar!)