Home Gjeo-Ekonomia Vuçiç bashkëpunëtor i fshehtë i perëndimit!?| Lufta dhe Paqja

Vuçiç bashkëpunëtor i fshehtë i perëndimit!?| Lufta dhe Paqja

Një digë masive hidroelektrike e epokës sovjetike në pjesën e Khersonit (Ukraina jugore) e kontrolluar nga forcat e armatosura ruse, shpërtheu sot, duke lëshuar një sasi të madhe uji, sipas palëve ndërluftuese, të cilat fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin.

Artur Meçollari theskoi se Rusia ndodhet në një moment të vështirë nga pikëpamja e fatit të luftës dhe pas sulmit shtoi se qënrdon Kremlini.

“Rusia është në moment të vështirë nga pikëpamja e fatit të luftës”, theksoi Meçollari.

Kolonel Dritan Demiraj shprehet se këtë sulme mund ta kenë bërë vetë rusët. Sipas tij, komuniteti ndëkombëtar duhet ta dënojë fuqimisht këtë akt të rëndë.

“Unë besoj se këtë e kanë bërë rusët, por është një veprim që komunitetit ndërkombëtar i duhet ta dënojë. Duket që Ukraina ka nevojë për bateri shtesë për patriot. Kundërmësymja do të marrë edhe pak kohë, pasi siç duket Ukraina nuk është ende gati për ta ndërmarrë këtë ofensivë”, tha anë Lufta dhe Paqja.

I ftuar në një lidhje Skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” nga Prishtina ka qenë avokat, Tom Gashi, i cili ka folur mbi situatën ku ndodhet Kosovë, në lidhje me situatën në veri dhe ndërkombëtarët.

Gashi tha se shpreson se takimi i Lajçak dhe Escobar me Vuçiç t’i kthejë shigjetat e presionit nga Serbia.

“Lajcak dhe Escobar janë në Serbi, në takim me Vucic, ndërsa na intereson se çfarë porosish po i japin Vucic dhe a  do të duhej që shigjetat e presionin më në fund të kthehen nga Serbia.

Takimet e emisarëve  dhe porositë që po japin, ne i kemi ditur edhe pa ardhur ata. Duhet ta dimë që si është e mundur, që dikush pranon të shkojmë në zgjedhje të parakoshme veri. Pastaj të gjithë u pajtuan që zgjedhjet pas caktimit në dhjetor, për t’u mos u përshkallëzuar u shtyhen për në prill” tha Gashi.

Escobar pas takimit me Kurtin u shpreh se ata nuk kanë gjë me shtetin e Kosovës por me kryeministrin Kurti që sipas tij nuk ka instikt bashkëpunimi. Për këtë Gashi tha se në bazë të asaj që po kërkohet edhe mund të dilet pak kundër SHBA-së.

Ai tha se nëse pranohet Asociacioni i nëshkruar nga Hashim Thaçi në 2013 të cilin e kërkon Vuçiç, atëherë shumë shpejt veriu i Kosovës do të shkëputej siç ndodhi me demarkacionin me Malin e  Zi.

Në bazë të asaj që po kërkohet edhe mund të dalim pak, sepse notat që po luhen në muzikë nuk po shkojnë favorin tonë.

Nëse pranojmë të nënshkruajmë një Asociacion si ai i nënshkruar në vitin 2013 nga Thaçi, kjo do ta shkëpusë shumë shpejt pjesën e veriut nga Kosova. E njëjta gjë ishte kur ne protestonim kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, së bashku me ata që për të mbetur në pushtet e nënshkruan.

Tani loja me Asociacionin është shumë më e madhe, Kurti e ka shprehur që të jetë si ai në Kroaci” u shpreh ai

Avokati tha se janë të vetëdijshëm se kontribuuesit më të mëdhenj pas UÇK-së janë SHBA-të, por sipas tij nuk duhet të ndryshohen fatet e një vendi për hirë të luftës në Ukrainë, ku Serbia po përkëdhelet që të mos afrohet me Rusinë.

Ai tha se nëse pranohet Asociacion i tillë atëherë kufiri me Serbinë do të jetë në lumin Ibër dhe ndërkombëtarët do të na lehtësonin bashkinë me Shqipërinë, që i sipas tij ata e duan, por jo me territor të cunguar.

Jemi të vetëdijshëm që kontribuuesit më të mëdha pas qytetarëve të Kosovës janë SHBA. Ne duhet të qëndrojnë konsistencë, sepse nuk mund ta ndryshojmë fatin për shkak të luftës së në Ukrainë dhe Serbia po përkëdhelet për të mos iu bashkuar Rusisë.

Bashkësia ndërkombëtare në momentin që bombarduan Serbinë u justifikuan për të na shpëtuar ne nga gjenocidi, por ishte dhe një hakmarrje.

Escobar tha që nuk ka probleme me Kosovën, por me një kryeministër që nuk na dëgjon. Nuk duhet ta dëgjojë nëse  kërkohet një Asociacion i tillë. Sepse atëherë me duart tona të vëmë kufirin me Serbinë ne lumin Ibër dhe nëse na ndahet Ujmani dhe Trepça, atëherë Kosova nuk mund të ekzistojë.

Pastaj do të na lehtësojnë bashkimin me Shqipërinë, ne e duam bashkimin me Shqipërinë, por jo me territor të cunguar” përfundoi avokati.

360grade.al

Share: