Nga Fadil Maloku
“1. Europa si një bashkësi bankare, union i elitave burokrate bankare qe vendosin fatet e popujve përmes elitave vendore kleptokrate dhe të korruptuara, ne mënyrë qe t’i kontrollojnë me lehte si ata ashtu edhe kapitalin financiar., kohëve të fundit duket që ka probleme serioze! Qeverisja e saj, gjithnjë e më shumë po merr forma të neokolonializmit ekonomik. Ajo ende vuan nga sindroma dhe kompleksi i jounitetit edhe sgkaku se ajo nuk ka ushtri të vetën për “mirëmbajtje” te sistemit që në publikun e gjerë global “shitet” si sistem demokratik, me shtete të pavarura dhe sovrane.
- Elitat vendore të vendeve që ende s’i kan kaluar “ethet” e transicionit qëllimisht korruptohen e kriminalizohen në mënyrë që më vonë të mund të shantazhohen me lehtë, por edhe të kontrollohen me “teknologji” e diplomaci shumë më të sofistikuar qeverisëse. Këto elita të korruptuara dhe padyshim te shantazhuara, sidomos në Ballkanin Perëndimor pasuritë shtetërore i bankrotojnë qëllimisht, në mënyrë që t’u shërbejnë interesave të ndryshme globale e kontinentale. Ky lloj monopoli i qëllimshëm nga këto grupe e klane të përzgjedhura me kriterin e “besueshmërisë” dhe zbatimit tē asaj që ata taksativisht e kane ushtruar, (si thotë Jozef Stiglic) nëpër vendet e botes së tretë…manifestohet edhe në shumë vende tjera që nuk po munden t’i rimbëkëmbin ejonomitë e tyre, e as ta instalojnë denokracinë dhe pluralizmin, ashtu si duhet.Kur kësaj i shtohet edhe monopoli i medieve që u shërbejnë kauzës së shkatërrimit dhe masakrimit të ekonomive lokale, behet shumë më e qartë, se në këto vende nuk pretendohet të instalohet demokracia e njëmendët, e as pluralizmi dhe liria e medieve, por oligarkia dhe autoritarizmi i individëve e grupeve klanore që ushtrojnë ndikim në publikun e manipuluar nga po këto klane e grupe mafioze e kriminale.
- Brukseli, me sjelljet e veta të fundit egoiste… lidhur me Ballkanin Perëndimor, nuk duket fare që ka synime, ambicie e interesimin të madh për ta integruar ate nē BE-ne. Ajo me shumë duket që është e interesuar t’i zbatojë urdhrat e bossave të kompanive të mëdha transnacionale, (sikurse ajo e Georg Sorosit) se sa të përfaqêsuesve të saj politik! Derisa nga oligarkët lokal të këtyre vendeve (duke mos anashkaluar as Kosovën!) po këtkon me ngulm (!)shërbime kontroverse (lexo; koncesione të dhimbshme, si rasti i veriut të Kosovës me Projektet djallëzore për copëtim?!) si “kritere” e si”standarde” të mirëkuptimit! Duke shfaqur kështu rrezik të lartë të falimentimit të asaj që qytetaria e gjerë e ketyre shteteve (të dala nga luftërat) i ka identifikuar si shtetësi, sovranitet, e si liri të medieve …! “
(Shqipërinë, e sidomos Kosovën dhe trojet tjera shqiptare kjo (shpër)bërje, nuk guxon asessi t’i zë në gjumë dogmatik. Përkundrazi, ata në ndërkohë DUHET ta kenë të skicuar (të paktën në vija të trasha) Projektin e Bashkimit Kombëtar, i cili “po troket” në dyer të hapura…Mjerisht, këte Projekt do të duhej ta kishin përfunduar, moti Akademitë tona)
Me respekt, gjithëve!
North Carolina Shba
1 Korrik, 2023