Home Gjeo-Ekonomia Ballkani i Hapur: Përpjekja diplomatike e Serbisë për të rilindur Jugosllavinë e...

Ballkani i Hapur: Përpjekja diplomatike e Serbisë për të rilindur Jugosllavinë e re

Nga Silvana Begaj

Ballkani i Hapur nuk është tentativa e parë e Serbisë për një reformim të Ballkanit.

Pra, kjo nismë e re ka lindur nga nje ide e vjetër: Rikuperimi i peshës së humbur të ish Jugosllavisë dhe fuqizimi i pozitave të saj në Ballkan!

Iniciativa të tilla për të rehabilituar Vucicin në arenën ndërkombëtare dhe për ti dhënë atij fitore diplomatike nuk kanë munguar dhe besoj se do të ketë dhe në vazhdimësi. Filloi me Minishengenin Ballkanik ku u imponua nga Bashkimi Europian dhe SHBA nën udhëheqjen e Trump që edhe Kosova të pranonte dhe të firmoste.

Open Balkan është forma e re e Minishengenit të vjetër ku i jep Serbisë rolin lider në Ballkan.

Serbia ka një ekonomi të fortë dhe me hapsirat që do ti lejoheshin në Open Balkan ajo do të bëhej udhëheqëse e ekonomive dhe ndikimeve politike në Ballkan.

Kosova thirrej gjithmonë për të qenë pjesë, por me një kusht të vetëm: Jo si një shtet i pavarur, por si një provincë e Serbisë duke e izoluar dhe injoruar pavarësinë e saj.

Filozofia që frymëzoi Vucicin ishte ”Ballkani i Ballkanasve” : Një formë organizimi që do të rivalizonte Bashkimin Europian. Ide që u mbështet edhe nga Maqedonia e Veriut duke shprehur se ka ardhur koha e një organizimi vetë pasi nuk kanë kohë të presin BE.

Gjëja më e rëndë ishte pranimi entuziast nga Tirana zyrtare edhe pse pati refuzime nga opozita. Popullin nuk e pyeti njëri!

Ky veprim i qeverisë bëri që të krijohej një humnerë midis Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare.

Serbia është gjithashtu pjesë e Unionit Euroaziatik që drejtohet nga Rusia dhe është e paqartë akoma se ku do të na drejtonte kjo nismë e udhëhequr nga vetë Serbia.

Pas 5 muajsh nga rezoluta e qartë e parlamentit Europian që përcaktoi Procesin e Berlinit të vetmen rrugë që Bashkimi Europian mbështet, Rama deklaroi daljen nga Ballkani i Hapur.

Procesi i Berlinit i riaktivizuar tashmë nga kancelari gjerman pranon 6 vendet e Ballkanit duke i trajtuar në mënyrë të barabartë dhe i jep Kosovës vendin e saj si një shtet i pavarur.

Personalisht e kam refuzuar Ballkanin e Hapur për arsye të ndryshme: Paqartësi në proces, Mostransparencë në veprime, dobësim ekonomik për vendin tonë etj…

Si Shqiptare e refuzoj kategorikisht uljen në një tavolinë me një shtet ku nuk pranon Pavarësinë e Kosovës.

Asnjë udhëheqës në një shtet demokratik nuk mund të hyjë e të dalë pa pyetur shtetasit e tij për veprime që na përkasin.

Unë nuk jam Ballkani i Hapur me në krye Serbinë.

Silvana BEGAJ

Share: