Home KRYESORE CAMERIA SHQIPTARE NA THERRET!

CAMERIA SHQIPTARE NA THERRET!

Nga Sali Bollati


Po mbushen 79 vjet prej fillimit te Genocidit grek ndaj Shqiptareve te Camerise Shqiptare.

Isha vetem 7 vjec; por nuk mund te harroj te marten e 27 Qershorit 1944 kur Nena Betulla, shume e Dashur na zgjon e na ngre nga shtrati me nxitim duke mbledhur nje pjese plackash per motren e vogel 2 vjecare Makbulen. Nisemi per ne shtepine e Daj Muhametit qe ndodhej ne qender te Paramithise, prane sahatit te qytetit.

Tezja na hap deren; por ne nje moment Qazimi djali i xhaxhaitI I flet me ze te larte Babait tone : O Braho ngrehu e te ikim sa me pare se nazi fashistat greke filluan te na vrasin ne Camet Shqiptare; Babai I shtrenjte u pergjegj a nuk I sheh femijet qe kam perqark te perqafuar e nuk mund ti leje vetem.

Daj Qazua u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982. Ne dere ndegjohen goditje te renda dhe me tu ngritur ta hapi deren, Babain e rrembyen monarkofashistat greke dhe mbasi i mblodhen ne shkolle bashke me burrat e tjere I pushkatuan ne oborrin e shkolles dhe nuk e pame me te shtrenjtin Babain tone shume te dashur 46 vjecar. Mbas disa oresh u nisem per ne shtepin tone-vellai I madh 13 vjecar Ferhati deshi te shkonte te shtepia e halles moshatar me djalin e saje Avniun;por rruges e vrane monarkofashistat edhe nuk e pame me as ate.

Kur arritem ne oborrin e shtepise te tmerruar filluam te qajme se gjetem Gjyshin Imam Muharemin 82 vjec te vdekur. E kishin rrembyer dhe mbas zvarritjeve neper shkalle e paten vrare.Atehere Nena e shkrete na morri perseri te na strehonte te Medreseja aty prane. Shtroi nje batanije ne oborr dhe na mblodhi duke na keshilluar me pjese nga Kurani.

Por nuk kaloi shume kur nje officer erdhi e rrembeu; nena kerkoi qe te me merte edhe mua me vehte, por greku nuk pranoi dhe ajo nxorri nga gjoksi e me dha nje foto te vogel te babait dashur duke me thene rruaje se nuk kam tjeter. Mbas pake ndegjuam pushken qe vrane Nena Betullen 36 vjecare brenda ne Xhamin e Bollatateve .Mbasi na grumbulluan ne burg, ose kamp perqendrimi; atje, tezja na mblodhi mua me vellain e vogel Farukun 5 vjec, motrat 9 e 2 vjecare. Aty ne burg vdiq Gjyshja 72 dhe motra e vogel Makbule 2 vjecare; ndersa Faruku 5 vjecar I semure vdiq rruges afer Dukatit te Vlores.

Keshtu mbetem vetem dy, motra 9 vjecare dhe une prane tezes,nenes se dyte me se e vertete ne jete. qe I kishin vrare te shoqin Nelo Demin 27 vjecar bashke me vellezerit dhe prinderit e tij; per ne dhe femijen e saje -Tasinin 3 muajsh na u be nje nene me se e vertete dhe shume e dashur.

Neve si familje humbem 7 persona shume te dashur ;bashke me ta ne Paramithi u vrane dhe u masakruan mbi 600-njeres te tjere te pafajshem, kryesisht femije dhe te moshuar dhe ne gjithe Camerine mbi 2900; duke perzene me dhune mbi 30,000 Shqiptare Came nga shtepijat dhe Trojet Etnike Mijeravjecare Shqiptare.
Poeti Atdhetar Gjergj Komnino,ja si e pershkruan kete Holokaust te publikuar ne gazeten “Zeri I Camerise” me 25 gusht 1945: ;

Paramithi, Paramithi
O pellg me gjak,O vend fatzi
Aty ku hyn fashisti grek,
Ku hapen varre me hendek,
Ku çdo hendek është një varr
Për çdo Çam për çdo Shqiptar,
Ku një zervist, nazist-gjerman,
Një katil, një shpirt katran
Po bën batërdi,
Jo s’është grek
As palikar
Për trimëri,
Po një kusar
Një mercenar
Një faqezi.
Është turp I tokës ku u le,
Një I pabesë, një I pafe,
O dorë mizore me çfarë mënyre
Lakmitë gjaksore t’u ngosën?
Ku janë kufomat të bëra vandak
Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,
Ku vallë u groposën?
Paramithi, qivur I mjerë
Ku janë gjashtëqind të nderë

Ne dokumentat e Departamentit teShtetit te SHBA , me nr. 84/3 te Misionit Ushtarak Amerikan ne Tirane 1945-1946; shkruhet: “Sipas informacioneve qe kam mundur te mbledh ne lidhje me , me Ceshtjen Came, me 1944-1945; autoritetet greke kryen ne Greqine veriPerendimore, masakra te tmershme duke vrare mbi 2900 njeres te pafajshem kryesisht femije dhe pleq dhe I debuan me dhune afro 30.000 banore Came nga shtepite e tyre mbasi u kishin rrembyer edhe tokat ku ata kishin jetuar ne shekuj”
.

Jani Shara ne librin e tije “istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar ne Athine me 1958, shkruan :”…Familja e Imam Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me te vogel!”

Por qellimet e verteta te shovinizmit grek per masakrat dhe pastrimin e Camerise nga Shqiptaret autoktone , i verteton gjenerali famekeq grek N. Zerva ne nje leter qe I shkruan me 1956 mikut dhe ish bashkepuntorit te tije ne masakrat:”I dashur Jani, bejua te qarte njerezve se ne e kryem detyren tone qe na ishte ngarkuar per pastrimin e atdheut nga Camet muslimane qendruan mbi 500 vjete ne qafe te helenizmoit, duke ju mundesuar malesoreve tane te zbresin e jetojne ne fushat pjellore(libri Spiro Muselimi-Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”;Janine 1974).

Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin Shqiptarinë e Çamërisë.

Kjo eshte nje pjese e vogel e jetes time feminore; Zoti me dha force te mbijetoj, me dha vullnetin te mesoj, me dha drejtimin e edukimit e dashurine njerezore;por mbi te gjitha me ruajti ne memorie dhe thelle ne zemren time perjetimet e diteve te tmershme, te atij vendi ku qeshja dhe qaja; qe per mua mbetet thesari qe do t’jua leje niperve e mbesave, kushurinjeve dhe miqeve te Vertete Shqiptare.

Historia e Camerise Shqiptare , si krahina me jugore e Trojeve Etnike, qe prej Gjirit te Artes me shtrirjen gjeografike ,gjuhen(gluhen Camerisht),emertimet e vendbanimeve te bashkevendasve si e flet miku nga Preveza z. Niko Stilo kulturen, veshjet me muziken traditat Adhetare mikepritjen si e ka lene Amanet te shkruar Fan NOLI I Madh I Shqiptarizmes se Vertete Fetare: “

“ Ne do Buke e Bujari,
Ne do Bese e Trimeri,
Ne do njerez per katandi,
Shko e gjeje ne Cameri”

Po Ashtu Naimi I Frashellinjeve Atdhetare na ka lene: “CAMERISHTJA GLUHE PERENDIE”! si Dialekti me I vjeter I Shqipes me te cilin eshte perkthyer edhe MESHARI I Gjon Buzukut me 1555. Keto si edhe emertimet e vendbanimeve( pavaresisht pushtimeve te ndryshme); si e shkruan .Spiro Muselimi ne librin e ribotuar disa here ne Greqi:”Historiko Peripata ana tis Thesprotia”: e gjithe Cameria(Thesprotia) deri ne vitin 1913 fliste SHQIP dhe te gjitha vendbabanimet ne Shqip Shendjelle, Vreshteza, Rapeza,Grika, Lopesi, Mazreku, Ledhesa, Kuqi e Qafa(edhe sot ekesaj dite ne Sulin Shqiptar te M.Bocarit), Varfani e shume te tjere qe mbas 1945 jua kane ndryshuar; pavaresisht se Peshkopi I Paramithise ishte detyruar te perkthei Dhjaten e RE me 1870 ne gjuhen Shqipe sepse Camet e krishtere nuk e kuptonin meshen e te djeles ne greqisht. Si vellezer te nje gjaku jo vetem ne femijet luanim e gezoheshim me njeritjetrin pa kurfare dallimi fetar; bile Baba Efendiu si e nderonim Gjyshin tone; ne pashket na mbushte qeset me veze per ti shperndare tek familjet e shokeve te krishtere Came

Per keto maredhanie miqesore me njeri tjetrin; ketu dua te theksoj nje shkrim te botuar me 14 mars te ketij viti ne gazeten PARAMITHIAONLINE: “Grate Epirote Ne Takimin e 8 Marsit ne Sidney te Australise kujtojne me mallengjim e krenari Grate Shqiptare -Trimereshat Suliote ndihmuan me arme e ushqime burrat e tyre Shqiptare Suliote ne luften kunder trupave osmane me 1792; mbas fitores se turqeve jo vetem nuk u dorezuan, por u ngjiten ne maje te shkembinjeve prej nga u hodhen ne humnere se bashku me femijet e tyre ne duar qe krenoheshin me PIRRON e EPIRIT dhe Aleksandrin e Madh te Molloseve Iliriane”(Gazeta New York Times me 2 shkurt 1880) .Po keshtu ne kryengritjen e pavaresise greke te 1821 nga 100 udheheqesit e luftes 90 prej tyre ishin Shqiptare Came dh Arvanitas.

Fillimisht udheheqesi I revolucionit grek Dh. Ipsilanti, u drejtohej figurave me te spikatura te Camerise: “Shume kurajoze Kryetar Pronjo dhe Capari dhe gjithe Cameve Ju Pershendes! Une dhe Atdheu Ju Falenderojme. Dhe tani duke u bashkuar me ne per Liri, konsideroheni si vellezerit tane(J.Filimenos,Dokimion Istoriko peritis Eleniqi Epanastesios 1858-1860); Studjuesi Arvanias A.Kola shkruan:”Pertej cdo dyshimi fuqia dhe pushteti I klerit grek sundoi deri sot dhe cdo gje qe u krijua gjate asaj kohe,vulosi dhe historine e Greqise dhe perbejne burimin e fatekeqesise shumevjecare”

Dihet simbas te ashtuquajtur “Megalidea” vetem ata te besimit ortodoks quhen greke dhe cdo banor tjeter I Greqise qe nuk I perket atij besimi duhet te greqezohet ose te zhduket andej.Pa harruar metropolitanin e ri te Paramithise Neofitin I cili me 1913 leshoi pamfletin: “Te gjitha vajzat e krishtera duhet te regjistrohen dhe te vazhdojne mesimet ne gjuhen greke, qe neser kur te behen nena te mos u flasin femijeve ne gjuhen shqipe”

Mbas pritjes Vellazerore te burrave te mbetur gjalle nga populli Shqiptar; qeveria komuniste internoi 500 burra Came te mbetur gjalle sepse nuk pranuan te shkojne te luftojne per forcat komuniste greke ne Greqi. Te gjithe bashke kerkuan te vene atje vetem me Flamurin Kombetar Shqiptar! Fatekeqesisht keshtu filloi “harresa” e Genocidit grek ndaj Shqiptareve te

Camerise qe vazhdon edhe sot atje.

Po te shikojme Miken e Bekuar Amerikane, jo vetem ketu ne NY Flamuret Kuq e Zi lejohen me krenari te Shpalosen kudo dhe ne Bulevardet e New Yorkut vit per vit mijera Shqiptare te cdo krahine nen drejtimin e Rrenjeve Shqiptare te Marko Kepit, me pjesemarje edhe te Shume Nderuarit z.Marin Mema; dhe z.Mark Gjonaj(lindur ketu, por gjuhen e traditat Shqiptare I ka ne Mendje e Zemer); me moton CHAMERIA IS ALBANIAN kerkohet DREJTESI ne mbeshtetje te Legjislacioneve Nderkombetare ne MBROJTJE e te DREJTAVE TE NJERIUT-HUMAN RIGHTS FOR CHAMERIA! .Intelektuale Atdhetare si ish Drejtori I Zerit Amerikes z.Frank Shkreli, Studjuesa e Nderuar z.Pertefe Leka dhe shume Intelektuale Atdhetare te tjere me moton EDHE UNE JAM CAM! Publikojne vazhdimisht Shkrime Shume te Cmuara per MOSHARRESEN E CAMERISE SHQIPTARE!

Por kohet e fundit nje Mrekulli per MARTIRET e CAMERISE u Shpalos edhe ne Buenos Aires te Argjentines nga ARQIPESHKOPI I KISHES ORTODOKSE ARBERESHE ALEJANDRO I VETE E EMERUAR “ UNE JAM CAM”-PESHKOP FAN NOLI me LITURGJINE E FAMSHME CAMERIA ESHTE SHQIPTARE!!:
Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”

“Çamëria është një plagë e hapur që bleeds(pikon gjak)leksander në secilin prej nesh” Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve-Bir Shqiponje
Mirëmëngjesi, të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, Miqësi e dashur të Shqipërisë: ju dëshiroj, shumë shëndet dhe begati, me familjet e juaja:

Me rastin e 76º Vjetorit Genocidit Çam, nga fanatizëm i frikacak grek, ku u masakruan 100.000 Shqiptarë, 27 / 6 / 1944 – 2020, sot, ora 20.30, mbahet ne Kishës Ortodokse Shqiptare e Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremoni Përshpirtjeje, në kontekst aktuell të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…
Çamëria je Dritë e Kombit Shqiptarĕ!!! Plagët e Çamëve nuk mbyllën kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!!

Sotë kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe bota, në Vjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare 27 / 6 / 1944 – 2020!!! E gjithë kjo tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë…

Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë!!! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtarë edhe në Çamëri!!! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe!!!

Nderim e Shume Respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari!!! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon!!! Ditë zije sot për Kombin tonë!!! As, në asnjë mënyrë ta harrojme edhe ate te vitit 1914!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Nderim e Shume Respekt per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Kujto vellezrit e ti Çam dhe Genocidin e Popullit ton… Ky eshte gjak Shqiptari!!!

Nuk duhet harruar Gjenocid turqit, serbët e greke, me shekuj kane bere Gjenocid dhe barbarie mbi popullsinë Shqiptare!!! Lavdi dhe u prehte ne Paqe!!! I përjetshëm kujtimi!!! Çamëria ti kthejm trojet tona te Nene Shqiperia!!! Një dhe një mijë herë unë do të përsëris britmën e shenjtë:

Lavdi Deshmoreve, perhere Jeten dhe Vepren tende te Lavdishme te cilat brezat e ardhshem duhet ti mbajne si nje gje te Shenjte per Popullin tone, qofshin nëse Bektashi, Mysliman, Ateist apo Krishterë, eja afer Gjakut tende: Çameria nuk harrohet kurr!!!

Rrofte Çamëria dhe Çamet!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit që ranë për Çlirimin!!! Lavdi Dëshmorëve të flijuar në mbrojtje të Atdheut!!! Gjaku Stërgjyshor i tyre u bëftë pishtar ndriçues për Bashkimin e Popullit dhe të Kombit në atë natyrale!!! Rrofte Çameria dhe Çamet!!!! Rrnoft Cameria dhe Populli i saj Kreshnik!!!

Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! ! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Racen e bukur Ilire!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!!! Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Aleksander I Shqiptareve Kryepeshkop -BirShqiponje UNE JAM CAMERIA!1

Persa mesiper nuk nevojitet asnje koment, sepse Kryepeshkopi Aleksander si Frymezues I ZOTIT te MADHERISHEM dhe NDJEKES I SHEN KOSTANDINIT ILLIRIAN; jo vetem qe e njeh, por edhe e shpalos me Dinjitet vazhdimisht Historine dhe Ngjarjet e ndryshme Atdhetare Shqiptare per te gjitha Trojet Etnike.

Nepermjet Liturgjise se mesiperme, qe jo vetem lexuar, por MIREKUPTUAR si nga institucionet e ndryshme Kulturore Historike por edhe nga organet shteterore; nisur nga “Udheheqesi I helenizmoit grek-medalje te dhuruar ne Jeruzalem nga kisha Ortodokse greke “zhgarvitesit” te gjitheckaje E.Rama; paharruar Berishen “nongrata” qe perzgjedhe kryetar bashkije nje antishqiptar qe ka grisur Flamurin Tone Kombetar, duke u krenuar me te ashtu quajtur VE.?!Te cilet Bashke me “shoket” e tyre I perulen urdher porosive te antishqiptarit te “shqiptarizuar” Janullatos dhe Vuciqit te “Ballkanit te hapur”; per te mbrojtur pasurite e tyre te vjedhura nga populli.

Ketu nuk duhet te presim e te harrojme ne te lindurit dhe pasardhesit e CAMERISE SHQIPTARE te cdo qyteti e fshati; por te BASHKUAR( pa harruar edhe anen financiare) ne drejtimin e Fondacionit CAMERIA :HASAN TASINI me inisiativen e Rifilluar kohet e fundit duke Shpalosur Kulturen, Historine e Traditat CAME ; te paraqitemi prane Institucioneve Nderkombetare te MBROJTJES se te DREJTAVE TE NJERIUT

Sali Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan New York 26 Qershor2023

Share: