Home KRYESORE Edhe une dua te behet drejtesi, por s’jam fare i “gezuar” qe...

Edhe une dua te behet drejtesi, por s’jam fare i “gezuar” qe Ahmetej po arrestohet!

Edhe Arben Ahmetaj do te perballet me drejtesine.

Nga Mentor Kikia

Akuzat jane te renda. Ato vijne pasi Ahmetajn e zhgraduan nga cdo post administrativ dhe politik; pasi e distancuan nga “klasa” te gjithe shoket dhe shoqet.

Shume ngazellim verejta ne publik.
Edhe une dua te behet drejtesi qe ç’ke me te, por s’jam fare i “gezuar” qe Ahmetej po arrestohet.

Sepse mua s’me intereson fare se ku eshte e cfare ben ai tani. Sepse ai cfare demi kishte per t’ia bere ketij vendi, ia beri.

Ai ka qene nje nga personazhet me tipike te abuzuesit dhe genjeshtarit publik.

E cfare se ai do te qendroje disa vite ne burg?
U be drejtesia, do te thoni!!!

Po parate?

Po modeli politik qe prodhoi nje tip si ky?

Po kontributi i tij ne rritjen e korrupsionit sipas modelit “shih rrushi rrushin…”.

Po mjedisi deshperueses e pesimist tek shoqeria, te cilit ia dha edhe ky nje dore te mire?

Keto s’ka drejtesi qe i peshon.

Ndaj korrupsioni duhet goditur kur ata qe e bejne jane ende me luge ne brez dhe jo pasi kane baterdisur sofren.

E megjithate me mire vone se hic!

Share: