Home KRYESORE Evi Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Shfrytëzoi parimet që i propozuam në foltore, por...

Evi Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Shfrytëzoi parimet që i propozuam në foltore, por nuk ndryshoi …

Evi Kokalari e konsideron opozitën në Shqipëri të kapur dhe të përfshirë në pazare.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo deklaroi se PD po “vetëshkatërrohet” dhe se asgjë nuk mund ta shpëtojë.Kokalari, e cila tashmë ka nisur lëvizjen e saj konservatore, tha se Sali Berisha shfrytëzoi parimet konservatore të propozuara prej saj, gjatë Foltoreve dhe më pas i braktisi ato duke mos e ndryshuar PD-në, siç kishte premtuar.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Çfarë nuk shkon mirë me opozitën që është këtu?

Evi Kokalari: Gjëja kryesore janë pazaret që bëhen. Partitë politike janë biznese private fatkeqësisht, që çdo gjë bëhet nga kryetari dhe zbret më poshtë. E kanë bërë këtë për kaq kohë të gjatë, saqë momentalisht në qeveri dhe ndoshta edhe në qeveritë më parë, kanë qenë të korruptuar, deri në nivelet më të ulëta.
Gjëja kryesore, shoh pazaret që bëhen midis lojtarëve kryesorë që kemi patur në 32 vitet e fundit, që janë kupola dhe regjimi post-komunist. Janë të njejtët lojtarë që e kanë bërë këtë lojë dhe ne duhet të ngrihemi dhe ta shkatërrojmë. Kaq është qëllimi im. Kjo bëhet me ndihmën e diasporës.

Ylli Rakipi: Ju ishit mbështetëse shumë e zellshme e Sali Berishës dhe ju e ndihmuat atë edhe për faktin që vinit nga SHBA, nga vendi ku ai ishte i penalizuar. Ky ishte një element shumë i rëndësishëm, duke marrë edhe kosto. Mund t’ju thoni edhe njëherë njerëzve, pse sot jeni kundër Sali Berishës?

Evi Kokalari: Nuk jam kundër, thjesht nuk jam me Sali Berishën sepse ai nuk e bëri ndryshimin. Ia dhamë të gjitha mundësitë. I kam folur pafund se çfarë mendoja unë, me mentalitetin amerikane, duke patur pak eksperiencë në fushatat elektorale, se përse mendoja se nuk do të funksiononte ajo që po bënte. Dhe ai për arsye të ndryshme do të vijonte rrugën e tij dhe normal, por ai është shumë i pjekur politikisht. Edhe Ilir Meta ka finokëri shumë në politikë. Këta nuk janë newbies (rishtarë), nuk janë si Qori apo Shabani, që thonë dil ti dhe të futem unë.
Berisha në asnjë moment nuk ka qenë naiv, naive mund të isha unë. Ai jo vetëm që nuk e bëri ndryshimin, por ai i shfrytëzoi parimet që ne propozuam në Foltore dhe po të vazhdonte në rrugën që kishim nisur, me të njëjtin sinqeritet si unë, Berisha do të kishte fituar shumë më tepër bashki sot dhe do të ishte në një pozicion shumë më të fortë politikisht, se sa mbështetja që ka pas koalicionit të tij me Ilir Metën.

Ylli Rakipi: Pse pëfundoi Partia Demokratike e ndarë në kaq copa?

Evi Kokalari: Më vjen shumë mirë për këtë që po ndodh në PD. Është shkatërrimi total dhe ndryshimi i PD në diçka të re. Ky është kulmi, PD është në vetëshkatërrim. Kemi një shprehje “unless you hit rock bottom”, po nuk preke fundin…
Më vjen mirë që erdhi Luli, sepse Luli do të merret me Berishën. Ne të tjerët të rrimë të distancuar në këtë mes, nuk kemi ç’të bëjmë më fare. Se çfarë bëhet në PD-në zyrtare, problemi me deputetët që po ikin, është pjesë e shkatërrimit të PD. A do të shkrihet PD? Nuk e besoj, por besoj se në vitin e ardhshëm PD do të marrë një formë tjetër, që kam idenë se do të jetë për më mirë. Perfekte do të ishte që të dy të largohen dhe bazat të bashkohen.

Ylli Rakipi: E ke takuar më Sali Berishën? Ai është nga ata njerëz që po të hoqi vështrimin, është shumë e vështirë ta kthejë vështrimin. Jo se e do ti vështrimin e tij, por kështu është ai.

Evi Kokalari: Hera e fundit që jemi takuar ka qenë nëntorin e kaluar.

360grade.al

Share: