Home Gjeo-Ekonomia NATO i hap rrugën e anëtarësimit Ukrainës, Stoltenberg: Në të ardhmen do...

NATO i hap rrugën e anëtarësimit Ukrainës, Stoltenberg: Në të ardhmen do të jenë pjesë e aleancës

NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu drejtua mediave në samitin e Vilniusit nga ku deklaroi se Ukraina do të bëhet pjesë e aleancës në të ardhmen.

Ai deklaroi se aleanca njëzëri ka pohuar se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s në të ardhmen dhe se procesi i anëtarësimit të vendit do të kalojë nga një rrugë me dy hapa në një rrugë me një hap.

“Një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n do të lëshohej kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet nga ana e Kievit”, tha ai.

Shefi i NATO-s tha gjithashtu se mezi pret ta mirëpresë si anëtare të re Suedinë, e cila mori miratimin e Turqisë dhe Hungarisë ditën e sotme.

360grade.al

Share: