Nga Fejzo Subashi.
Jo vetëm anëtaret e komisionit parlamentar, ligjvënësit, por mbarë opinioni politik, mediatik, publik dhe tërë shoqëria shqiptare u njohën me raportin e fundit të Kryetarit të KLSH-së në lidhje me funksionin dhe objektin e veprimtarisë të këtij institucioni, mbi kontrollet e kryera dhe rezultatet e dala nga to.
Shifra e cila tregonte për dëmin e shkaktuar nga institucionet zyrtar, të cilët ju janë nënshtruar kontrollit, jo vetëm është e frikshme, por zë afërsisht mbi 30% e buxhetit të shtetit.
Gjykoj dhe nuk e vë në mëdyshje, aq më pak të bëjë oponencën e punës së këtij institucioni dhe kontrolleve të kryera, apo të hedh dyshime për realitetin e konkluzioneve të raportit në përgjithësi, apo veç e veç dalë nga kontrollet që ushtron ky institucion.
Raporti i paraqitur në Komisionin Parlamentar, për mua është një realitet, pasi unë mendoj në seriozitetin përkushtimin dhe profesionalizmin e këtij institucioni.
Ky institucion është ndoshta nga të vetmit që jo shqiptarët besojnë, por dhe ka integritetin e besueshmërisë së ndërkombëtarëve dhe institucioneve homologe, ku aderon dhe bashkëpunon.
Raportet e kontrollit të realizuara nga ky institucion, jo vetëm kanë baza ligjore, por kanë një strukturë të mirë organizuar kontrolli, profesionistë për çdo fushë në grup, e mbi të gjitha hierarkia e këtij institucioni për produktin përfundimtar të kontrollit, rrisin përgjegjësin dhe vlerat e punës dhe të produktit në finalen e tij.
Si një zë dhe pjesë e medias dhe opinionit publik gjykoj se ajo që kërkohet dhe duanë në të vërtet shqiptarët nga ky institucion nuk është vetëm konstatimi, apo thjeshtë duke vënë gishtin në plagë, por të synohet që plaga të shërohet, të mos kthehet në plagë si deri më sot, apo më e këqija farë të mbetet një kancer i pa shërueshëm.
Nuk do ishte misioni i arrirë i këtij institucioni, nëse do mjaftohej vetëm me konstatimin e fenomenit, abuziv, keq menaxhim, keqadministrim, mungesë performace etje. Është fatale, vrastare dhe jo frytdhënës që një produkt i këtij institucioni, të bëhej vetëm një “top” futbolli në fushën e luftës politike, ku këtë të drejtë për ta rrotulluar, mbajtur dhe për ta gjuajtur jo vetëm nga pika e penalltisë të kësaj fushe, po nga çdo cep i saj ta gjuajnë vetëm aktorët dhe faktorët e opozitës.
Nëse do mbetej vetëm në këtë stat, në radhë të parë do ishte fyerje për profesionalizmin e atyre njerëz të përkushtuar, të aftë dhe që kanë një integritet, figurë dhe moral krejt ndryshe nga ata që ndeshim për ditë, e mbi të gjitha e kthen këtë organ krejt ndryshe nga ajo e staturës së institucioneve homologe në Europë dhe në Botë, në një institucion thjeshtë konstatues dhe rekomandues.
Ky institucion me punën dhe përkushtimin e tij, sidomos në standardizimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet me institucioneve homologe, sot ka arritur që të jetë pjesë e rrjeteve dhe organizmave të tilla.
Unë e kam vështirë të them, apo të arrij në konkluzion, por një gjë e di mirë dhe e them me forcë. Nuk është dëshira e këtij institucioni dhe kësaj armate që janë pjesë e tij dhe kanë një kosto jo të vogël nga buxheti e taksat tona. Gjykoj dhe mendoj së është klasa politike dhe ligjvënësi i këtij vendi që nuk i jep jo vetëm produktit të këtij institucioni, po vetë këtij institucioni atë që duhet të ketë dhe të meritoj në përputhje me kushtetutën dhe kontrollin e Shtetit.
Ai duhet të jetë një institucion si homologët e tij. Një autoritet dhe produkt suprem. Raporti i KLSH-së duhet të jetë një produkt i formës së prerë të pa diskutueshme, një “ferman”, aq më pak ti nënshtrohet një hetimi, sidomos nga institucione, subjekte fizike dhe juridike poshtë staturës dhe nivelit të KLSH- së.
Raportet e kontrollit të KLSH- së duhet të jetë një pretencë përfundimtare mbi të cilën duhet të shpallet një vendim gjykatë mbi këtë pretencë, mundësisht në një gjykatë supreme, pa ju nënshtruar ndo njëlloj hetimi.
Nëse raporti dhe rezultati i KLSH-së është thjesht një konstatim, nuk ja vlen dhe nuk i duhet kurrkujt ky institucion, pasi të gjithë kush më pak e kush më shumë e di, e prek vetë këtë situatë. Nuk ka shqiptar që nuk e di sesi dhe sa abuzohet me buxhetin, investimet dhe menaxhimin e pushtetit vendor, kështu që konstatimi dhe rekomandimi i KLSH- së janë pa vlerë.
Përse i hynë në punë raporti i KLSH-së qytetarëve të Shqipërisë dhe përfituesve të shërbimit në lidhje me performancën e administratës, kur atë e shikojnë dhe e ndeshin çdo ditë nëse mbetet thjeshtë në kornizën e konstatimeve dhe rekomandimeve.
KLSH- ja nuk duhet të jetë një institucion se duhet të plotësohet formanti institucional Shtetëror, por nga roli dhe funksioni, aq më pak që thjeshtë për ti shërbyer aktorëve dhe faktorëve të politikës. KLSH- ja duhet të jetë çekani, peshorja dhe pasqyra për të gjithë ata që kanë në dorë menaxhimin dhe administrimin e pasurisë publike dhe financave të vendit.
Si mundet të hetohet një raport i grupit të KLSH -së kur ata që e kanë bërë atë njerëz të cilët jo vetëm nga ana profesionale, por kanë pasur në përbërje të grupit të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe logjistike për të realizuar kontrollin. Këto raporte nuk janë thjeshtë raporte rutine sipas një programi, por kalojnë në disa filtra, ku filtër i fundit është vëmendja dhe nënshkrimi i titullarit të KLSH- së.
Si ka mundësi dhe a mund et një individ i vetëm qoftë ky hetues, prokuror, ekspert apo ku di unë, ti bëjë oponencë dhe hetim. Absurditet, raportet e KLSH-së duhet të marrin tjetër drejtim dhe format në final.
Që të arrihet kjo dhe që ne të mos abuzojmë me punën dhe përkushtimin e tyre duhet që raportet e KLSH- së të mos jenë thjesht tymnajë dhe zhurmë për çdo opinion, apo aq më keq një ” top” për fushën e lojës së klasës sonë politike. Ai duhet të jetë një detyrim ligjor krejt ndryshe nga ky deri më sot në finalen e tij.
Ajo që duhet të ndryshoj nuk është raporti i KLSH-së, por roli që duhet të marr ky institucion, I cili duhet të kthehet, përshtat dhe të ketë funksione si homologët e tija në Evropë dhe në Botë.
Fejzo Subashi
06 Korrik 2023