Home Gjeo-Ekonomia Rama: Skam interesa politikë në Kosovë, të fokusohemi te Procesi i Berlinit

Rama: Skam interesa politikë në Kosovë, të fokusohemi te Procesi i Berlinit

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Klan Kosova”, nënvizoi se qëllimi i vizitës në Prishtinë është vetëm Procesi i Berlinit, teksa garantoi se nuk ka asnjë interes politikë përtej kësaj.

I pyetur për faktin se Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës nuk e priti sot në Prishtinë, Rama tha se përgjigjen për këtë duhet ta japi Kreu i qeverisë së Kosovës.

“S’jam unë ai që duhet të flas. Unë kam kërkaur takimin, është Albini që duhet të flasi, sepse Albini është ai që ska pranuar. Iu referova kanunit, pasi ju përgjigja dikujt në konferencë shtypi në RMV, ku nuk ishte vendi për të folur për këtë çështje. Edhe ajo e kanunit nuk është pa vlerë, pasi është bazë e traditës sonë, ne krenohemi gjithandej se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kur thuhet miku, nuk thuhet thjesht miku që ti fton, por thuhet ai që të troket në derë që ti mund të mos e njohësh, ose i cili  mund të jetë hasmi yt. Ti je i detyruar ta hapësh derën dhe ta presësh, pavarësisht se është një prani që ti nuk e dëshiron. Në këtë sens, mendoj që edhe kaq mjafton për të mos krijuar shfaqje të tilla”,- tha Rama.

Sipas Ramës, fokusi duhet të jetë tek “Procesi i Berlinit”.

“Mua nuk është kjo që më shqetëson, por më shqetëson fakti se edhe tani që flasim ne se kemi marrë një përgjigje zyrtare, serioze, nga një shtet serioz, që ja kërkon zyrtarisht të përgjigjet zyrtarisht… Nuk kemi asnjë përgjgije zyrtare, sepse skemi patur mundësi të marrim përgjigje zyrtare. Menjëherë, të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur përmes kabineteve të kryeministrave, ashtu siç dhe ne ja kemi paraqitur kërkesën. Nuk është arritur dot të kontaktohet kabineti. Është një situatë që mua më bënë të besoj se sjam unë që duhet ta interpretoj apo të flas për këtë…”,- vijoi Rama.

“Unë s’kam ardhur këtu të bëjë një takim për ndonjë interes të posaçëm. E para skam interesa politike në Kosovë. Në sensin që, s’kam asnjë parti politike, s’jam i afiliuar as me një parti ekzistuese politike. Nuk kam marrë pjesë  ndonjëherë në zgjedhje në Kosovë dhe nuk besoj se ka nevojë të ta shtojqë sdo marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë. E respektoj plotësisht vullnetin e zgjedhësve të Kosovës. Hashimi nuk është për mua një autoritet i Kosovës, por është vëlla. Po flasim për tjetër gjë. Dhe, kam ardhur këtu siç kam shkuar në Maqedoninë e Veriut, siç do të shkoj në vendet e tjera, për një proçes, ku çdo vend është i interesuar të marri pjesë dhe çdo vend është i interesuar të marri pjesë”,- tha Rama.

“Natyrisht kam folur me presidentin, por nuk merret me organizimin e pranisë së Kosovës në samit. Ajo ka detyrë tjetër. Fola me kryetarin e Kuvendit, djal simpatik shumë, por ska lidhje fare me këto tema”,- shtoi Rama.

Kryeministri Rama, nuk i kurseu edhe batutat.

“As në rininë time, nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente, me aq shumë kërkesa, sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë i rëndësishëm, ku doja ti jepja një ndihmë në atë moment”,- tha kryeministri i Shqipërisë.

“Për këtë takim, pasi është pjesë e një proçesi, ku Kosova është pjesë aty, si një prej gjashtë vendeve. Dhe unë se konceptoja dot që në raportin që ne do të bëjmë për Berlinin, të shkruajmë që nga Kosova nuk kemi ndonjë material, s’kemi kërkesë apo skemi propozim, sepse skemi arritur do të kontaktojmë. Domthenën është absurd, më ka ngel hatri, unë se kuptoj dot këtë, që më ngeli hatri për mbledhjen e dy qeverive…Dakort, të ka ngelur hatri, si do ja bëjmë, do e lëmë kosovën pa asnjë zë në raportin që do bëjmë për kancelarin lidhur me këtë vizitë dy ditore. Më duket absurd. Prandaj i jam drejtuar në mënyrë të përsëritur ta bëjmë këtë takim, më thuaj po se jo. Unë s’dua ta paragjykoj Albinin, se mund të ketë punë më të rëndësishme”,- sqaroi Kryeministri Rama.

360grade.al

Share: