Home Gjeo-Ekonomia Bota serbo-sllave ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste ne kater...

Bota serbo-sllave ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste ne kater komunat e veriut te Kosoves

Nga Muhamet Kelmendi

Serbia nuk ka hequr dore nga ripushtimi i Kosoves. Mbeshtetut ne Kushtetuten e shtetit serb, ne Preambull, “eshte sanksonuar se Kosova eshte Serbi”.
Mbi kete baze jane deklarimet e bera nga kreret e shovenizmit serbonadh te botes serbosllave.

Per realizimin e botes serbonadhe, mbi Kosove, mbi Republiken Serbe ne Bosnie e Hercegovine,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedonine e Veriut, eshte armatimi i bere nga shteti serb.

Mjetet luftarake jane ofenzive. Serbia nuk eshte armatosur per mbrojtje, por per aktivitet agresive ushtarak. E ketu sulmi i pare, nese terhiqet NATO, eshte Kosova.

Per te treguar se Serbia synon ripushtimin edhe te Maqedonise se Veriut, te Malit te Zi dhe te Republikes Serbe, eshte deklarata e fundit e Ministrit serb te mbrojtjes.

Ai vec qe kerkoi terheqien njohjet se shtetit te Kosoves nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehe se forca e vetme qe garanton luften e suksessmhme kunder Shqipetise se “Madhe” eshte bashkimi i sllaveve.

Lufta kunder Kosoves ka marre dimenzione te gjera.
Vec, veprimeve terroriste ne veri te Kosoves, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacionalshoveniste, kudo neper Serbi, e ku kerkohet:
” “Kthimi i ushtrise serbe ne Kosove”.

Aksionet e tilla kunder Kosoves, te nderlidhura me ideologjine e botes serbe, te shpehura nga neoputinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vucic, jane shembull i kercenimit te Ballkanit me nje front te ri te luftes.

Bota serbe po merre formen e duhur. Eshte skalitur hapesira territoriale; menyra e formimit dhe koha e formimit te shtetit serb mbi boten serbosllave si ideologji.

Masat e kesaj bote jane vene.

Tash eshte duke u zbatuar hapi i pare drejte realizimit te botes serbe. Ndertimi i Asociacionit serb ne Kosove eshte fillimi i ndertimit te botes serbe.

Kjo, ka filluar ne kater komunat e Kosoves Veriore dhe ne Republiken Serbe, ne Bosnie e ne Hercegovine. Me Malin e Zi, pas fitores se krahut serb atje, mendohet se me lehte realizohet bashkimi me Serbine.

Edhe sllavet maqedon ne Shkup u deklaruan pro botes serbe kunder shqiptareve. Kete e beri Presidenti dhe Kryeministri i shtetit.

Ne vije te njejte ishte edhe Aleksander Vucic i Serbise.
U tha:

“Veprimet e tashme po tregojne ideologjine e shqiptareve per Shqiperine e Madhe. Nga kjo ideologji nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedonine anetaresimi ne NATO (…)”.

“Shqiperia eshte ideologe e krijimit te Shqiperise se Madhe, e Kosova eshte trungu i veprimit per kete Shqiperi te Madhe”.

Keto thenje jane baze e politikes nacionalfashiste, kuptohet per te meshehur ideologjine serbosllavomadhe qe sundon tash ne Beograd, ne Shkup dhe ne Podgorice. Per kete iu nevoiten sulmet ndaj shqiptareve, kuptohet me pikesynim per ndertimin e botes serbosllave.

Bota serbe e krijojr lidhshmerine sllave me Shkupim dhe me Podgoricen. Mbi kete ekziston edhe realizimi i pikesynimit territorial.

Kjo bote, po i krijojne edhe mjetet dhe po punon per kohen e veprimeve ushtarake.

Bota serbo-sllave eshte ne rindertim.

Share: