Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Botërorin që po zhvillohet në Hungari.
Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ajo që është kthyer në specialitetin e saj. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.
Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.
Trajneri i saj, Taulant Stërmasi thotë se ekziston frika se dëmtimi që ka atletja mund të jetë përkeqësuar nga gara e sotme dhe kjo mund t’i prishë punë në finale që do të mbahet me 27 Gusht.
Në Finalen e Botërorit të Atletikës do të konkurrojnë mbi 2000 atletë nga 202 shtete./Faxweb