Nga Alba Kepi
E pra jo vetëm Tony Blair, por dhe ish kryeministri italian Massimo D’Alema është një nga këshilltarët e qeverisë Rama.
Mbyllim kêtë javë Meloniane albanese me qershinë mbi tortë.
Prita se mos mediat e gazetarët “e pavarur” që rrijnë në buzë të pemëve diplomatike, për të pêrshkruar më pas “me vêrtetësi” shprehinë e syve apo të buzëve të KM italiane kur pa videon e italianëve që ikën pa paguar, do të thonin dy fjalë.
Nuk ndodhi.
(Provincializmi nuk vjen nga vendlindja por nga kulturë formimi e kur prek sferën profesionale është virus i barabartë me favorizmin e korrupsionin.)
E pra jo vetëm Tony Blair, por dhe ish kryeministri italian Massimo D’Alema është një nga këshilltarët e qeverisë Rama.
D’Alema dikur KM, lider Partie, njeri i fortë i së majtês italiane, ka disa vite që punon si këshilltar politik i disa qeverive nëpër botë.
Sic ka deklaruar dhe ai vetë “bashkë punon me qeverinë shqiptare” e ka qënë dhe këshilltar i ish KM italian Giuseppe Conte.
Më shumë gjasa mund të jetë ai shkesi në këtë dashuri groteske mes së djathtës Meloniane e së majtës Ramiste.
Massimo D’Alema prej disa muajsh është nën furtunë mediatike e sic dëshmon ky artikull i pak orëve më parë në mediat italiane më titullin “Nên hetim për korrupsion për tregti armësh nga Kolumbia”.
Kujdes është vetëm nën hetim e deri sa drejtësia të thotë fjalën e saj mbetet njê i pafajshëm.
Ndoshta një interpelancë parlamentare është e domosdoshme të sjell transparencën mbi këshiltarët e KM Rama.
Kush janë?
Si paguhen?
Kush i paguan?