Home Approccio Italo Albanese Bari, Biscelie, Puglia me flladet detare dhe tutje, në anën tjetër, Shqipëria...

Bari, Biscelie, Puglia me flladet detare dhe tutje, në anën tjetër, Shqipëria !🇦🇱🇮🇹

Nga Luan Rama

🇦🇱Ishte poeti i shquar italian Beppe Costa që organizoi këtë Takim Internacional të Poezisë nën titullin “Parole a(r)mate”me poetë të njohur dhe autorë të shumë librave poetikë si poetët italianë Marco Cinque, Vito Davoli, Daniele Dante, Graziella de Cillis, Andrea Giuli, Zaccaria Gallo, Maria Giulia dell’Olio, Roberta Tomi Antonella Puddu, Emanuele Petruzella, Sara Capoccioni (nga Belgjika) apo Simone Principe e Nicola Ambrossino etj.

Të ftuar ishin gjithashtu dhe poeti vietnamez me banim prej disa dekadash në Shtutgart, Chi Thrung, një nga të shquarit e Vietnamit, poeti Poul Linggaard Damgaard, nga Danimarka, etj si dhe poetët nga Shqipëria, Ukë dhe Era Buçpapaj e gjithashtu dhe unë.

Takimet poetike internacionale që u shoqëruan nga kitaristi i mahnitshëm brazilian Marcos Vinicius, një virtuoz i muzikës spanjolle dhe braziliane, i sapo bërë qytetar italian, si dhe mjeshtra të recitimit dhe të muzikës Marcello Aslan dhe Maurizia Pedone.

Këto takime të mundësojnë të njihesh më thellë me poezinë e poetëve të kombeve të tjerë, me stile të ndryshme dhe optika poetike mbi botën tonë si dhe evolucionin e shoqërive, me shqetësimet sociale, politike e humane, poezi që u botuan në librin poetik të këtij takimi në dy gjuhë, italisht dhe anglisht. Por ajo që kishte gjithashtu një vlerë të veçantë ishte bashkimi i këtyre zërave poetikë në një korr dhe festë të përbashkët : që poezia ti shërbejë halleve të botës dhe ardhmërisë së saj.

Do duhej të shkruaja akoma më gjatë për këtë takim ku u shëmbyen eksperiencat poetike dhe shpirtërore. Pata fat që kitaristi Vinicius shoqëroi një nga poezitë me një muzikë spanjolle që më pëlqente shumë. Falenderoj shumë Marco Cinque dhe Vito Davoli, adhurues te Che Guevarës që na dhuruan fotografi të mrekullueshme.

Tri ditë në Bisceglie, 17-19 shtator, mes nesh ishte poezia dhe muzika siç di ti bashkojë Beppe Costa, ky poet i dashurisë dhe i së drejtës së njeriut, ky rrebel në shoqëri e njëkohësisht muzikant i përsosur, i cili ka botuar autorë me emër si Moravia, Arrabal e shumë të tjerë.

Të gjithë të mrekullueshëm dhe të dashuruar me Shqipërinë ashtu siç është Italia për shqiptarët e anës tjetër të Adriatikut. Pashë Bisceglie-n të kohës antike dhe moderne, ku qëndronin ende kullat e kohës normande të Robert Giscard që zbarkoi dikur në Shqipëri, kështjella ku recituam poezitë tona, muzeu i dioqezës, pranë katedrales me fasadën normande ku përsëri recituam poezitë tona. Të mrekullueshme rrugicat me gurët e latuar shekullorë ku mendova për ata mialiona banorë e udhëtarë që kishin kaluar aty nëpër shekuj dhe fatin njerëzor.

Bisceglie me bregun e bukur, shpellat detare dhe plazhin e Pretorit romak, rrugicat e vjetra ku shikoje të ngjizur në mure idhujt dhe dishepujt mbyllur në xham, që populli i adhuronte në ditë festash. E habitshme kjo mpleksje mes mesjetës dhe modernitetit ! Nëpër ullinjtë e pafund ne pamë varret me gurët qiklopikë ku dikur bëheshin ritet funebre. Gjithçka ishte historike e njëkohësisht poetike në Bisceglie-n e poetëve.

Dashuria që më falën këta poetë të shquar më ishte më e çmuar se « Cmimi i karrierës » që mu dha. Mirupafshim Bisceglie. Poetët kanë rrugë të gjatë dhe në këtë rrugë ata nuk do të rreshtin së kënduari, paçka krizës së botimit… Ata do të kthehen një ditë në trubadurë të rrugës drejt njeriut, shpirtit dhe dramës njerëzore.

🇮🇹Bari, Biscelie, Puglia con brezze marine e non solo, dall’altra parte, l’Albania! È stato il famoso poeta italiano Beppe Costa ad organizzare questo Incontro Internazionale di Poesia dal titolo “Parole a(r)mate” con noti poeti e autori di numerosi libri di poesia come i poeti italiani Marco Cinque, Vito Davoli, Daniele Dante, Graziella de Cillis, Andrea Giuli, Zaccaria Gallo, Maria Giulia dell’Olio, Roberta Tomi Antonella Puddu, Emanuele Petruzella, Sara Capoccioni (dal Belgio) oppure Simone Principe e Nicola Ambrossino ecc. Erano invitati anche il poeta vietnamita Chi Thrung, uno dei notabili del Vietnam, residente a Stoccarda da diversi decenni, il poeta danese Poul Linggaard Damgaard, ecc., nonché i poeti albanesi Ukë ed Era Buçpapaj ed io.

Gli incontri poetici internazionali che sono stati accompagnati dallo straordinario chitarrista brasiliano Marcos Vinicius, virtuoso della musica spagnola e brasiliana, da poco diventato cittadino italiano, nonché dai maestri di recitazione e musica Marcello Aslan e Maurizia Pedone. Questi incontri permettono di conoscere più a fondo la poesia di poeti di altre nazioni, con stili e ottiche poetiche diverse sul nostro mondo così come sull’evoluzione delle società, con preoccupazioni sociali, politiche e umanitarie, poesie che sono state pubblicate nella rivista poesia libro di questo incontro in due lingue, italiano e inglese. Ma ciò che aveva anche un valore speciale era l’unione di queste voci poetiche in una raccolta e celebrazione comune: affinché la poesia fosse al servizio dei problemi del mondo e del suo futuro.

Dovrei scrivere ancora a lungo di questo incontro in cui si sono messe a confronto le esperienze poetiche e quelle spirituali. Ho avuto la fortuna che il chitarrista Vinicius abbia accompagnato una delle poesie con della musica spagnola che mi è davvero piaciuta. Grazie mille a Marco Cinque e Vito Davoli, fan di Che Guevara, che ci hanno regalato bellissime foto. È stato un piacere vedere il poeta De Cillis impegnato con straordinaria passione.

Tre giorni a Bisceglie, dal 17 al 19 settembre, tra noi c’è stata poesia e musica come sa unire Beppe Costa, questo poeta dell’amore e dei diritti umani, questo ribelle nella società e allo stesso tempo un musicista perfetto, che ha pubblicato autori con nomi come Moravia, Arrabal e molti altri. Tutti meravigliosi e innamorati dell’Albania come lo è l’Italia per gli albanesi dell’altra sponda dell’Adriatico.

Ho visto la Bisceglie dei tempi antichi e moderni, dove ancora si ergevano le torri normanne di Roberto Giscard, che una volta sbarcò in Albania, il castello dove recitavamo le nostre poesie, il museo della diocesi, vicino alla cattedrale dalla facciata normanna dove recitavamo ancora le nostre poesie. Vicoli meravigliosi con pietre squadrate secolari dove pensavo a quei milioni di residenti e viaggiatori che erano passati attraverso i secoli e il destino umano.

Bisceglie con la sua bellissima costa, le grotte marine e la spiaggia del Pretore romano, i vicoli antichi dove si vedevano gli idoli racchiusi nelle mura e i discepoli racchiusi in vetri, che il popolo venerava nei giorni festivi. Questo intreccio tra Medioevo e modernità è sorprendente! Attraverso gli sterminati uliveti abbiamo visto tombe con pietre ciclopiche dove un tempo si svolgevano riti funebri.

Tutto era storico e insieme poetico nella Bisceglie dei poeti. L’amore che mi hanno donato questi illustri poeti è stato per me più prezioso del “Premio alla Carriera” che mi hanno dato. Addio Bisceglie. I poeti hanno molta strada da fare e su questa strada non smetteranno di cantare, nonostante la crisi dell’editoria… Torneranno un giorno i trovatori del cammino verso l’uomo, l’anima e il dramma umano.

Share: