Home KRYESORE Bashkësia Islame e Kosovës në agresion të hapur ndaj shtetit të Pavarur...

Bashkësia Islame e Kosovës në agresion të hapur ndaj shtetit të Pavarur të Kosovës, mediat dhe politikanët në shërbim të agjendës islamike…?

Nga Mevi Rafuna*

Pas luftës në vend se të mirremi me ndërtimin e një shteti ku secili individ, do të mund të jetonte denjësisht, të punonte – ta gjente një motiv për të kontribuar në të mirën e përgjithshme, rrugëtimi ynë devijoi.Në vend se të krijohen vende pune për të rinjtë që emigrojnë, në çdo lagje të fshatit apo qytetit u ndërtuan xhami- ku indoktrinohen të rinjët.
Se kisha besuar që në vitin 2023 në shek.XXI opinioni ynë do pushtohej nga botëkuptimet para mesjetare.

Mulla Mercedesi që u bë viral para disa muajve,në një video thoshte “nuk do të jetë e largët dita,kur do t’i shkatërrojmë varret dhe memorialet e dëshmoreve të Kosovës sepse ata vdiqën për Shqiponjë dhe jo për islam”. Figurat tona kombëtare si Skenderbeu,Shën Nanë Tereza,Rugova etj çdo ditë fyhen dhe shahen në mënyrën më të turpshme nga këta imamë dhe grupi i tyre vehabistë!

Dikujt mund t’i duket qesharake por ky është kërcënim serioz.

Me ardhjen në krye të Naim Tërrnaves në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, islami tradicional u shkatërrua. Të gjithë imamët me ndjesi kombëtare dhe njerëzore u larguan nga BIK-u dhe vendin e tyre e zurën disa krijesa të çuditshme që quhen imamë, por nuk dinë të flasin shqip.

Këta imam janë në agresion të hapur ndaj vlerave njerëzore, nxisin dhe praktikojnë dhunën ndaj femrave, incestin dhe pedofilinë.Qindra të rinjë u nxitën nëpër xhami dhe u dërguan në Siri.Familje të shumta u shkatërruan, fëmijët mbetën jetim dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë mizori.

Kur Hashim Thaqi i dha hov islamit politik, rruga e Kosovës drejt Europës devijoi.

Të gjitha partitë politike me përjashtim të AAK-së flitruan me islamin politik.

Filluan, të shtroheshin iftare nëpër shatora rrugës e që në traditën shqiptare është turp të hash ushqimin në rrugë.

Shumica e mediave në Kosovë në “emrin e lirisë së shprehjes” janë duke e çmendur një popull.
Sikur nuk na mjaftuan vuajtjet e luftës- media që i shërbejnë agjendës islamike.

Kjo agjendë ka ngjallur frikë tek qytetarët- kushdo që guxon të flas kërcënohet me jetë, udhtrohet dhunë fizike dhe ka raste kur ngritet padi ndaj atyre që guxojnë të flasin hapur ndaj agresionit islam.

Në emrin e cilit Zot shkatërrohen vlerat dhe parimet njerëzore?! Në emrin e cilit Zot nxitet dhe udhtrohet dhunë ndaj gruas? Në emrin e cilit Zot lejohen të gjitha të këqijat?!

Çdo shtator kur fillon mësimi në shkollat tona laike, imamët nxisin kampanjën për bartjen e shamisë në shkolla.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzojnë ta votojnë ligjin për Kodin Civil.

Nuk është çudi sepse në Kuvendin e Kosovës, ka deputetë që i shërbejnë me zell agjendës islamike, që manipulojnë botën se jemi 95% myslimanë, deputet që shkruajnë publikisht se duan zhdukjen e Izraelit, deputet që paguhen dhe marrin meditje nga populli por e vrasin Ardhmërinë e tij.

Është mashtrim nëse mendoni që kjo klasë politike do ta integrojë Kosovën në Europë.

Më vjen keq ku ka përfunduar vizioni i shqiptarëve që dikur kërkonin liri dhe pavarësi…

*Ky është një opinion të cilin portali Perqasje.com zgjedh ta publikoj duke kujtuar që publikimi nuk përfaqëson domozdoshmërisht politikën tonë redaksionale!

Share: