Qeveria ka dërguar në presidencë emrat e ministrave të rinj propozuar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë kombëtare.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se dekretimi nga presidenti Bajram Begaj pritet të ndodhë të premten kur ai kthehet nga vizita në Kazakistan.
Nuk përjashtohet mundësia e betimit të ministrave të rinj po të premten. Ndërkohë, parashikohet një seancë e posaçme të hënën në parlament për votimin e tyre.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 4 shtator, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama njoftoi emrat e rinj për drejtimin e disa ministrive.
U propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor.
Emrat e propozuar:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani
Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj
Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj
Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku
Top Channel