Home KRYESORE Për të qeshur e për të qarë!

Për të qeshur e për të qarë!

Nga Av. Edmond Petraj

PPE – U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vijojnë me ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur”, thuhet në deklaratë që flet për “sundim ligji dhe të drejtat e NJERIUT.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe mbahet në burg nën akuzën për korrupsion në zgjedhje

Micotaqis është angazhuar personalisht me çështjen Beleri, KY BELER një personazh kontrovers i njohur për veprimtari antishqiptare dhe që ka bërë deklarata publike të cilat shkelin Kushtetutën e Shqipërisë.

Rezoluta vërtetë mban etiketën e PPE, por nga hartimi dhe propozimi deri te lobimi, miratimi dhe shpërndarja është e gjitha me ngjyra GREKE.

POR Traktati internazional në mos ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër.
Viene 23 Maj 1969.

“Qe do të thotë baza themelore mbi të drejtat internazionale, barazi në të drejtat e popujve, mos ndërhyrje në punët e brendshme, mos cënime të të drejtave dhe liritë personale”
Askush qoftë dhe shteti më i fuqishëm të diktoj politikën e një shteti tjetër qoftë dhe i vogël ai”

Njohim plot raste në botë ku më e vogla është largimi i menjëhershëm i personelit diplomatik në rast incidente të tilla..

Neni 45 i kushtetutes e ka qartësuar pozicionin e Belerit.
Historia Beleri ka mbaruar.

KREU III
LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE

Neni 45
(Ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr.137/2015, datë 17.12.2015)

  1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
  2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
  3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.
  4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

Ndërsa për lejen e tij dhe të bëj betimin nuk janë korrekte deklaratat e këtij Beleri…

Pëlqimin për të dalë me leje Beleri e të shkojë te beje betimin e ka ekskluzivisht prokurori SPAK dhe jo drejtori i burgut.

Share: