Nga Irena Beqiraj
Në vitin 1948, për Stalinin Josip Broz e mbushi kupën . Ndërsa kërkonte të shtynte interesat jugosllave në Shqipëri dhe Greqi ai po i rezistonte edhe përpjekjeve sovjetike për të infiltruar agjentë në qarqet sunduese të Beogradit. Partizani jugosllav, i njohur me emrin e luftës “Tito”, i cili dëboi nazistët nga vendi i tij i qëndroi vetëm per katër vjet besnik njeriut më të madh të komunizmit botëror Stalinit.
“Gjithçka që me duhet të bëj është të tund gishtin dhe Tito nuk do të jetë më” mburrej Stalini.
Por me sa duket Tito i rezistoi gishtit të Stalinit, ose në të gjitha rastet Stalini “tundi” gishtin e gabuar.
Pavarësisht komploteve edhe atentateve të shumta Tito mbijetoi. Moska e dëboi Jugosllavinë nga klubi i vendeve komuniste edhe aleatët komunistë i vendosën asaj embargo ekonomike. Por Tito gjeti një strategji të re. Ai vendosi të ndërmerrte një formë të guximshme të hapjes. Edhe pse ende i përkushtuar ndaj komunizmit, ai u bëri thirrje për ndihmë armiqve të tij ideologjikë në Perëndim.
Meqë Lufta e Ftohtë po thellohej, Shtetet e Bashkuara ishin të interesuara të bllokonin zgjerimin sovjetik, ndaj me gëzim më të madh e mbështeten “renegatin”. Deri në vitin 1955, ndihma perëndimore përJugosllavine arriti në 1.5 miliardë dollarë.
Motoja e Titos :” Bashkëpuno me Perëndimin – duke shfrytëzuar por edhe duke e denoncuar atë .
Tito ishte mjeshtëri i lojës me dy porta . Edhe pse morri ndihmë bujare ushtarake edhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë ndihmoi terroristët si Brigadat e Kuqe të Italisë me informacionin e mbedhur nga spiunët që punonin pranë inteligjencës perëndimore. Në vitet 1970, ai do t’i pohonte Nicolae Ceaușescu-t se “Pa paratë dhe teknologjinë perëndimore nuk do të mbijetonte asnjë shoqëri komuniste në vendet tona.”
Serbia e sotme e ka kthyer lojën e dyfishtë të Titos në art. Megjithë qëllimet e shpallura pro-europiane , procesit të antarësimit , edhe pjesemarrjes në institucionet perëndimore ajo nuk eshte shkëputur në asnjë moment nga lidhja e ngushtë ekonomike edhe fetare me Rusinë. Serbia shfrytëzon interesat gjeopolitike të perëndimit, në kuriz të kombeve të tjera të ballkanit perëndimor duke mos i kursyer në të njejtën kohë qëndrimet hipokrite mbi hipokrizinëee perëndimit .
Në ” luftën” e tij hipokrite kundër hipokrizisë së perëndimit , pjesë e rëndesishme ishte iniciativa e “Ballkanit të Hapur , Vucic ja arriti të marxhinalizojë maksimalisht “Momentin Shqiptar ” të Ballkanit Perendimor. Ndërsa 3 nga 6 vendet e Ballkanit drejtoheshin nga shqiptarët , të cilët i kishin te gjitha mundësite të bashkoheshin në një qëndrim të vetëm për kauzën kombetare , duke e imponuar atë tavolinave të bisedimeve perëndimore , ndodhi krejt e kundërta .
Ndërsa ky bashkëpunim në mbrojtje të kauzës kombëtare do ta vendoste Serbinë në pozicionin e saj të vertetë atë të agresorit të paqes në Ballkan, shpallja e “vllazërisë me Vucic ” e pagëzuar me ajmalinë e Ballkanit të hapur , e hoqi njëherë e mirë kauzën shqiptare nga cështjet e rëndesishme të perëndimit dhe ndihmoi Serbinë të shëndrohet si në kohën e Titos , në faktorin përcaktues të moszgjerimit të ndikimit rus në Ballkan, edhe lojtaren e sukseshme me dy porta.
Jeni të zhgënjyer nga qëndrimi i Lajcak-ut , Borrell-it apo Eckobar-it , te cilët duket se kanë mbyllur sytë para padrejtësive që po i bëhen Kosovës ?
Jeni gabim ! Ato janë duke zgjidhur cështjet e rëndësishme të mbetura në tavolinat e tyre , ku cështja shqiptare nuk është më. Shqiptarët duhet të zhgenjehen nga qëndrimet ” si kofini pas të vjelit ” të liderit të tyre !