Home KRYESORE Vijon numërimi i votave në Kukës, kryeson kandidati i PS, reagon Ramw

Vijon numërimi i votave në Kukës, kryeson kandidati i PS, reagon Ramw

Vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Deri më tani kryeson kandidati i PS-së. Emri Vata ka marrë 4329 vota ndërsa Albert Halilaj 7397 vota.

Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 46

kuti.

Menjëherë në mëngjes reagoi edhe Edi Rama:

🔴 Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin🙏

FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE❤️

Share: