Pas një turneu veror të sukseshëm nëpër të gjithë Italinë nën drejtimin e maestro Leonardo Quadrini, ku kanë luajtur 40 koncerte të muzikës klasike dhe asaj pop, mbylliin turneun ballkanik në Tiranë me një koncert, i cili u mbajt në hollin e universitetit të Arteve.
Në këtë koncert u luajtën vepra nga Pergolesi, Caccini, Verdi, Morricone etj. Solist në klarinetë Bashkim Barbullushi dhe mexosoprano Deborah Colangelo. Se shpejti kjo orkestër vijon turneun edhe në Kinë.
Në repertorin e këtij turneu me kënaqësi mund të përmendet operat “Carmen”, “Rigoletto”, “Berberi i Seviljes, koncertet lirike simfonike me sopranon e famshme, Aida Garifulina, dhe tribute të këngëtarëve si Lucio Dalla dhe Franco Battiato, nga ku “Orkestra Ndërkombëtare e Campanias”, në të cilën bëjnë pjesë dhe instrumentistë shqiptarë, nën drejtimin e Veaceslav Quadrini Ceaicovschi lë gjurmë kudo ku shkon.
Në të gjitha këto koncerte publiku mundi të shijojë muzikë dhe performancë cilësore të cilën e duartrokiti me ovacione. Interes përcjell edhe kocerti i Kinës.