Home KRYESORE 71 vjeçe e për herë të 38-të fiton kopertinën e Vogue, Revista...

71 vjeçe e për herë të 38-të fiton kopertinën e Vogue, Revista më prestigjoze e stilit e modës.

Nga Alba Kepi

Pranoi të fotografohet me kushtin e vendosur nga ajo ; te mos modifikohen fotot e mos t’i fshihen rrudhat.

Quhet Isabella Rossellini, vajzat e Ingrid Bergman e Roberto Rossellini. Modele, aktore, artiste.

Në këtë kopertinë është fotografuar nga i madhi Zhong Lin.

Kopertinën e parë në Vogue e mori kur ishte 27 vjece, e këtë të 38 e pranoi me kushtin që fotografitë e saj mos të preken e modifikohen.

“Të dukesh më e re në moshën time e gjej reduktuese e një betejë të humbur” , shprehet ajo. “E jam kurioze të shoh reagimet e lexueseve”.
“Kush e di si do jenë? Disa negative disa pozitive….”
“10 vite më parë Lancôme më kërkoi të pozoja pêr të. E 40 vite më parë më hoqi nga puna pas 14 vitesh që punoja për ta me motivin se isha shumë e vjetër për të përfaqësuar bukurinë”.

“Dua të jem e bukur kështu”!

E c’të thuash Isabelle?
Chapeau

Share: