Është ndërprerë seanca e GJKKO, për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen.
Pasi janë dëgjuar pretendimet e Gjokutajt dhe kolegut të tij, gjykata ka vendosur shtyrjen e procesit deri në orën 18:00 për t’iu dhënë hapësirë mbrojtjes për t’u njohur me aktet.
Ish-kryeministri refuzoi kërkesën e GJKKO-së për t’u paraqitur në Gjykatë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në ambientet e gjykatës është paraqitur avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ndaj ish-kryeministrit është vendosur masa “detyrim paraqitje”, si edhe iu është bllokuar pasaporta.
“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne datën 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, njoftoi Gjykata./Opinion.al