Home Gjeo-Ekonomia Bimët mjekësore kineze përfitojnë nga inovacioni i teknologjisë shkencore

Bimët mjekësore kineze përfitojnë nga inovacioni i teknologjisë shkencore

Në diellin përvëlues në mesditë, fermeri Yan Baiping është i zënë në fushat e tij ku rriten bimët mjekësore kineze. Fushat e Yan ndodhen në qarkun Longxi të qytetit Dingxi, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore. Vitin e kaluar, ai mbolli 5 mu (rreth 0.33 hektarë) bimë mjekësore dhe i shiti të korrat për një total prej 30.000 juanë (rreth 4122 dollarë amerikanë).

“Pres një rritje prej të paktën 1000 juanë në të ardhurat për mu dhe kam më shumë parcela këtë vit”,- tha Yan.

Dingxi njihet si “qyteti i mjekësisë së mijëvjeçarit” dhe është një zonë kryesore e prodhimit të bimëve mjekësore kineze në veriperëndim të vendit. Ka më shumë se 500.000 familje fshatare në Dingxi dhe rreth 60 për qind e tyre janë të angazhuar në mbjelljen e bimëve mjekësore kineze. Mesatarisht, çdo familje mbjell më shumë se 6 mu bimësi mjekësore kineze.

Mjekësia bimore kineze është bërë një industri shtyllë për rritjen e vazhdueshme të të ardhurave të fermerëve dhe rigjallërimin e industrive rurale në Dingxi, ku të ardhurat nga kultivimi dhe përpunimi i bimëve kineze përbënin 20.5 për qind të të ardhurave vjetore të disponueshme për frymë të fermerëve në vitin 2022.

Foto nga VCG

Në vitin 2019, provinca Gansu krijoi një bankë germoplazme për barnat bimore kineze, duke integruar futjen dhe zbutjen e varieteteve të reja bimore, mbrojtjen e burimeve të mikroplazmës, transformimin e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjisë shkencore dhe trajnimin shkencor.

“Një risi e tillë e teknologjisë shkencore është me përfitim të madh për efikasitetin ekonomik të industrisë kineze të mjekësisë bimore. Në kushte laboratorike në bankën e germoplazmës, stafi mund të paketojë dhe ruajë farat medicinale kineze përmes një sërë operacionesh precize, si tharja, shqyrtimi, numërimi dhe kodimi”,- tha Li Guangwen, ndihmës agronom në bankën e germoplazmës.

Ai tha se çdo fare bimore i jepet një barkod i ADN-së. Informacioni i germoplazmës është i disponueshëm duke skanuar barkodin me një celular. Deri në fund të vitit 2022, provinca Gansu kishte ruajtur gjithsej 3264 artikuj të germoplazmës bimore kineze, me 94 varietete të përfaqësuara. Deri më sot, Dingxi ka arritur të krijojë një bazë të rritjes së farave bimore me 42.300 mu dhe një bazë të kultivimit të fidanëve me 153.300 mu.

Ndërkohë, një kooperativë krediti rurale në qarkun Longxi ka kryer një transformim në shkallë të gjerë të fushave bimore me tarraca të cilat janë të përshtatshme për bujqësi të mekanizuar dhe ka ftuar kolegje dhe institute kërkimore për të ofruar udhëzime.

Vlera e prodhimit të kooperativës pritet të kalojë 3 milionë juanë në vitin 2023, ndërsa ndërmarrjet e përpunimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM) në qytetin Dingxi e kishin rritur vlerën e prodhimit nga 3.5 miliardë juanë në 2018 në 7 miliardë juanë në 2022-shin.

Në vitin 2022, vlera e prodhimit të të gjithë zinxhirit industrial të Mjekësisë Tradicionale Kineze arriti në 42.5 miliardë juanë në qytetin Dingxi. Vlera e shtuar ishte 4.624 miliardë juanë.

Sipërfaqja e mbjelljes e përdorur për materialet e Mjekësisë Tradicionale Kineze në provincën Gansu arriti në 4.91 milionë mu në vitin 2022, me një normë mbjelljeje të standardizuar prej 55 për qind dhe një prodhim prej 1.47 milionë tonë, sipas Liu Borong, kreu i administratës së Mjekësisë Tradicionale Kineze në provincën Gansu.

Autoritetet, si Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, po përshpejtojnë formulimin e dokumenteve për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe për të forcuar kërkimin shkencor të teknologjisë shkencore në mbarë vendin./Fotot dhe artikulli jane ofruar nga CRI.CN

Share: