Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Çfarë gallate, i iku truri fare zyshës sot!”

“Çfarë gallate, i iku truri fare zyshës sot!”

Degradimi i shkollës si dëshmi e degradimit të shoqërisë!

Nga Mentor Kikia

Rasti i mësueses në Lezhë, që u godit me karrige nga një nxënës, tërhoqi vëmendje dhe, si gjithmonë, njerëzit u ndanë në gjykim se kush e kishte fajin. Shumë “kryqëzuan” mesuesen që kishte fyer nxënësin, e të tjerë fajësuan nxënësin që guxoi deri tek dhuna ndaj mësueses.

Në fakt, për këtë rast as mësuesja e as nxënësi nuk janë fajtorët e vetëm. Sepse nuk është fajtor i vetëm as ai që shprep armën dhe vret dikë tjetër. Ndaj dhe ligji ka lejuar konsiderimin nga gjykatësi të rrethanave në të cilët kryehet një krim.

Incidenti në shkollën e Lezhës nuk është surprizë. Ai mund të ndodhë “normalisht” në shumicën e shkollave shqiptare. Nuk dua të amnistoj aspak mësuesen apo mësuesit në tërësi. Niveli i mësimdhënies ka rënë, motivimi për këtë profesion gjithashtu. Por ka një problem edhe më të madh. Eshtë një gjeneratë e dalë duarsh që në klasat e ulëta, që argëtohen duke nxjerrë nga binarët mësuesiut në orën e mësimit. Nëse do të kuptosh se sa të edukuar janë adoleshentët sot, qëndro para dyerve të shkollës ndërsa nxënësit dalin jashtë dhe provo të dëgjosh komunikimin mes tyre.

Të punosh me këta fëmijë është sot vështirësia më e madhe në sektorin e arsimit. Videot e dhunshme që tregonin se si grupet e vajzave rrihnin e tërhiqnin zvarrë njëra-tjetrën, janë vetëm maja e ajsbergut të këtij problemi të madh.

E mendoni dot çfarë guximi duhet për një nxënës 16 vjeç të marrë karrigen dhe të godasë duke e plagosaur mësuesen e tij?

Mediat intervistuan nxënës të tjerë të klasës dhe një vajzë mbante leksione qytetarie duke thënë se “nuk mund të rritet një brez që dhunohet nga mësuesit”. Por vajza adoleshente e akuzonte mesuesen si të dhunshme sepse i kishte marrë telefonin celular në klasë, sepse e kishte çuar disa herë tëk drejtoria e shkollës se prishte mësimin….

Për çfarë i duhet telefoni një nxënësi në klasë? Do të bëjë video mesueses, apo do të numërojë Liket në rrjet për foton e re?

Dhe pastaj alarmohemi sepse të rinjtë nuk duan të bëhen mësues. Ku të punojnë dhe kë të mësojnë? Mbi të gjitha, masivisht është zbatuar penalizimi i mësuesve pas çdo incidenti të provokuar, që filmohej nga nxënësit e hidhej në rrjet.

Ne si shoqëri jemi shumë të ndjeshëm ndaj dhunë në shkollë, qoftë fizike, qoftë verbale. Reagojmë edhe kur mësuesja ngre zërin në klasë. Keni dëgjuar adoleshntë të gajasen duke thënë: Çfarë gallate, i iku truri fare zyshës sot!

Unë nuk mbesh asnjë lloj forme dhune, nga askush. Por do të preferojë më mirë një shkollë ku mësuesi të ngrinte dorën kundër nxënësit që prish mësimin në klasë, sesa një shkollë ku nxënësi ngre karrigen kundër mësuesit që i kërkon llogari.

Share: