Home Gjeo-Ekonomia Ecja drejt risive

Ecja drejt risive

Ndodhemi në një epokë që përtërihet dita-ditës. Rryma e digjitalizimit po e ndryshon botën me një shpejtësi të paparë.

Kjo është gjithashtu një epokë plot sfida, ku ndryshimet klimatike, humbja e biodiversitetit, acarimi i shkretëtirëzimit dhe fatkeqësitë e shpeshta nga moti ekstrem kanë dhënë alarmin për njeriun.

Në një epokë të tillë, si të bashkëpunojnë vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të krijojnë bashkërisht të ardhmen e bukur?

Më 26 prill 2019, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes të Forumit të 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, presidenti i Kinës Xi Jinping propozoi: “Duke e vënë të gjelbrën si ngjyrë bazë, do të nxitim ndërtimin e infrastrukturës së gjelbër, investimet e gjelbra dhe financën e gjelbër, që të mbrojmë vatrën tonë të përbashkët. Do të kërkojmë bashkërisht teknologji të reja, industri të reja dhe modele të reja, për të gjetur motorët e rinj të rritjes dhe rrugën e re të zhvillimit.”

Në portin Tema të Ganës, katër doke kontejnerësh janë në ndërtim të sipër, ndërkohë që në qendrën e kultivimit të breshkave të detit, të krijuar enkas nga kompania e ndërtimit, grupi i parë i breshkave të vogla dolën nga veza.

Kjo histori e thjeshtë, por e bukur, është pasqyra e bashkekzistencës harmonike ndërmjet njeriut e natyrës në Rrugën e gjelbër të Mëndafshit.

Në Kenia, përgjatë hekurudhës Monbasa-Najrobi, të ndërtuar nga një kompani kineze, gjirafat mund të kalojnë pa pengesë harqet e urës me lartësi prej mbi 6.5 metrash. Në Argjentinë, në centralin e erës të vënë në funksionim po nga një kompani kineze, pas restaurimit ekologjik, helikat kolosale të ngritur mbi shtylla janë bërë një panoramë e re.

Gjatë dhjetë vjetëve, Kina dhe 31 vende të tjera paraqitën bashkërisht Nismën e Partneritetit të Zhvillimit të Gjelbër në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”.

E gjelbra është bërë ngjyra bazë e “Një brez, një rrugë”.

Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, me lulëzimin e raundit të ri të revolucionit tekniko-shkencor dhe të transferimit industrial, teknologjia digjitale ka pasur zhvillim të vrullshëm, por shumë vende në zhvillim vuajnë nga “hendeku digjital”, si pasojë e bazës së dobët të teknologjisë së informacionit.

Në zonat rurale të Nigerisë, ndërmarrjet kineze po zbatojnë planin “Yjet fshatare”, ku stacionet bazë, të vogla dhe të lëvizshme me energji diellore vendosen në zonat e largëta dhe u ofrojnë vendësve lidhje me internet. Përvoja e Kinës në digjitalizim është shfrytëzuar edhe nga industria logjistike në këtë vend.

Në Budapest të Hungarisë, një ndërmarrje kineze ka ndërtuar një fabrikë moderne me teknologjinë e internetit të gjërave 5G.

Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kina ka ndarë teknologjinë e vet digjitale dhe përvojën e vet të suksesshme me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë”. Rruga Digjitale e Mëndafshit ka formuar një bashkësi të fortë me fate të përbashkëta digjitale.

Në rrugën e gjelbër, digjitale dhe teknologjike të nismës “Një brez, një rrugë”, Kina ka ecur drejt risive, në të mirë të botës, në një rrugë më të gjerë dhe më të gjatë./Arikulli është ofruar nga CRI.CN

Share: