Home Gjeo-Ekonomia Emmanuel Macron në Tiranë, mediat franceze: Tensionet Serbi-Kosovë, Presidenti kërcënim për vizat

Emmanuel Macron në Tiranë, mediat franceze: Tensionet Serbi-Kosovë, Presidenti kërcënim për vizat

Vizita e parë zyrtare e presidentit francez Emmanuel Macron dhe deklarata e tij sa i përket tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, është raportuar edhe në mediat e Francës.

Gazeta ”Le Figaro” shkruan se Macron kërcënoi nga Tirana se do të pezullojë regjimin e lëvizjes pa viza për Kosovën.

Më poshtë pjesë nga artikulli i Le Figaro:

“Është përgjegjësi e presidentit Vuçiç të dënojë me vendosmëri të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të kontribuojë në rivendosjen e qetësisë në kufi,” deklaroi Emmanuel Macron nga Tirana, duke iu referuar vdekjes në fund të shtatorit të një oficeri të policisë kosovare, i cili u vra nga një komando e përbërë nga serbë të Kosovës. Një person i afërt i Aleksandër Vuçiç ka pranuar se ishte në krye të këtij grupi, përpara se të tërhiqej.

“Ajo që presim nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë është e thjeshtë: riorganizim i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, ku ato janë mbajtur në kushte të papërshtatshme. Pjesëmarrje e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohje e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Në këtë mënyrë, plotësisht dhe totalisht,” këmbënguli Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp me kryeministrin shqiptar.

‘Bëmë një gjest besimi për çështjen e vizave’.

Për gati një vit, asnjë nga 40 mijë serbët e veriut të Kosovës nuk ka punuar në institucionet e rajonit- polici, drejtësi, etj. Të gjithë ata dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur Prishtina njoftoi se tani e tutje do të ndalohej përdorimi i targave serbe. Në pranverë, Lista Serbe vendosi të bojkotojë zgjedhjet e organizuara për të mbushur këtë zbrazëti.

Më pas u zgjodhën kryetarët shqiptarë- me një pjesëmarrje prej më pak se 4 përqind. Kur ata morën objektin, shpërthyen demonstratat, të cilat u kthyen shpejt në trazira.

“Unë pres frymën e përgjegjësisë nga presidenti serb, dhe të njëjtën gjë pres nga presidenti dhe kryeministri kosovar,” shtoi Emmanuel Macron, i cili së fundmi paraqiti një propozim për një udhërrëfyes franko-gjerman për rivendosjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti francez kërcënoi se do të ndryshojë regjimin e lëvizjes pa viza të Kosovës, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

360grade.al

Share: