Home Gjeo-Ekonomia Alarm për raketë në Tel Aviv! Ekipi i Scholz në panik, shtrihen...

Alarm për raketë në Tel Aviv! Ekipi i Scholz në panik, shtrihen përtokë

Delegacioni i kancelarit gjerman Olaf Scholz përjetoi momente paniku në aeroport përpara se të nisej nga Tel Avivi për në Kajro për shkak të një alarmi rakete. 

Kancelari udhëtoi për në Izrael pas sulmeve të Hamasit. 

Alarmet për raketa u ndezën disa herë gjatë vizitës, përfshirë edhe gjatë nisjes nga Tel Avivi në Kajro. Kancelari dhe të gjithë pasagjerët me të u lajmëruan se duhej të largoheshin papritur nga avioni.

Pasagjerëve iu kërkua të shtriheshin në tokë në aeroport.

Zëvendës kryeredaktori i WELT Robin Alexander udhëtoi me kancelarin Scholz së bashku me reporterë të tjerë dhe iu desh të shtrihej në pistë. 

Dy raketa u goditën nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit mbi aeroport.

Kancelari nuk u shtri në asfalt, por vrapoi në një kontejner aty pranë dhe prej andej në një strehë. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion.

Top Channel

Share: