Home KRYESORE Fultura Açka: Ju tregoj “mëkatin” tim të vetëm në PD

Fultura Açka: Ju tregoj “mëkatin” tim të vetëm në PD

I vetmi “mëkati” im në PD

Fjala ime e shkurtër sot në Parlament

Dëgjova këtu në foltore që z. Basha ndiqet nga disa, nga “nja dy” vetë, dhe në ato nja dy, jam dhe unë.

Dua t’i them kolegut tim dhe mikut tim të hershëm, z. Bardhi, se unë jam në PD, aty ku ju kam gjetur kolegë të mi të nderuar dhe ku do t’ju lë një ditë.

Z. Bardhi, dhe kolegët e mi të PD-së, i vetmi mëkat që kam unë në raport me Ju, është mëkati që ka personazhi i romanit të famshëm “I huaji’ të Kamy-së, i cili nuk qau dot nënën.

Unë nuk kam qarë dot “babën” në PD, kjo është arsyeja pse unë anatemohem në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe sot në parlament.

Unë dua t’ju kujtoj kolegë të nderuar të pozitës socialiste, t’ju sjell në mendje KPD-në e famshme tuajën. Në të njëjtën pozitë jeni edhe ju sot, qeshni me ne.

Nuk e di nëse kanë qeshur këta tanët me KPD-në e famshme të vitit 2001. Kjo e jona është një lloj KPD-je, por pak më ndryshe, se atë KPD-në e famshme e bëri një Fatos Nano i dashuruar, këtu po e bëjnë tri B’ të lënduar, ose me thënë më mirë, më mirë, tamam-tamam siç e mendoj unë: dy ‘B’ pak të tërbuar dhe një ‘B’ i vaksinuar me Europë.

Dhe prandaj, hajde të dalim ne nga ky qorrsokaku ku kemi hyrë si opozitë! Unë nuk e di. Personalisht sa kohë këtu për të drejtën flasin personazhe që kanë bërë 8 janarin, nuk besoj më se do ketë zgjidhje kaq të lehtë.

Znj. kryetare, merreni zgjidhjen ju, meqenëse ju ka mbetur juve në dorë, dhe bëjeni sido që të jetë, bëjeni siç është drejtë”

Share: