Nga Mimoza Koçiu
Ja këtë nuk e kisha menduar, që do i trembesha Edi Ramës si gazetar 😜 (meqë titulli i redaksisë ishte “Habit gazetarja, i trembem Ramës si gazetar”)
Insertit të cilit iu referova gjatë bisedës në Wake Up, ku Rama shfaqej si gazetar, ishte ai që u transmetua në nisje të Samitit. Teknikisht ishte shumë i mirë, ndërsa personalizimi ishte zgjedhje e “gazetarit”, që s’besoj se surprizon më ndokënd me atë tipar😀
Si një njeri që ka punuar gjatë në televizion dhe e di shumë mirë sa impenjim kërkon dokumentimi televiziv i ngjarjeve apo historisë, gjetja e përzgjedhja e figurës, filmimet shtesë, konceptimi i skenarit e shkrimi i tij, leximi, montazhi e më tej post produksioni me efektet, sfondin muzikor e titrat, ishin këto elementët që më mbresuan tek inserti i Ramës.
Sic e thashë, mund të bëhet konkurent kur të lerë detyrën, sepse sot për sot është në kushte shumë avantazhuese për t’u matur me gazetarët. Për më tepër ka ende punë me zërin, i cili kërkon teknikë në lexim televiziv sepse ndihej impostimi e vende vende pasiguria. Asgjë që nuk mësohet me punë! 😀
Komentet për Samitin?
Imazhi dominoi mesazhin, ndërsa detyrat për t’u bërë janë ende aty për ne. 35 kapitujt e negociatave që duhen hapur, përmbushur dhe mbyllur pastaj, nuk na i heq askush, as vetë Macron. Nga 6 vendet e rajonit, 4 nga të cilët në rradhë për antarësim, në jemi nga fundi për nga progresi me hapjen e kapitujve, ku kryeson Mali i Zi i ndjekur nga Serbia e më pas Shqipëria e Maqedonia që fundvitin e kaluar nisën procesin screening.
Pra, në ndërkohë, përtej pritjeve madhështore, duhen përveshur mëngët për të përfituar sa më shumë nga fondet e BE, edhe përmes procesit të Berlinit, në mënyrë që cdo shqiptar të ndihet europian në vendin e vet, për nga mënyra sesi i garantohet e përditshmja dhe mundësitë për të ardhmen.
@blendisalaj faleminderit për ftesën dhe atmosferën e ngrohtë bashkë me Enxhin e Neadën. Faleminderit edhe gocave që punojnë në redaksi për të zbardhur e nxjerrë lajme nga emisioni, e prodhuar edhe tituj të tillë 😀Ritmi i televizionit ky është 😀