Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ne emisionin “Open” se Gazment Bardhi është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pavarësisht se Basha dhe kryesia e partisë e konsiderojnë të përjashtuar nga partia.
Pas kësaj deklarate, analisti Robert Rakipllari, i ftuar në panel, u shpreh se ky i fundit nuk e njeh Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike, por sipas ish-kryeministrit kjo nuk ka rëndësi.
Berisha: Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar i PD…
Rakipllari: Po ai nuk ju njeh ju si Kryetar Partie…
Berisha: Tjetër problem ai, po flasim për Grupin.
Rakipllari: Po nuk është më vete…
Berisha: Po shkon drejt unifikimit
360grade.al