Home Gjeo-Ekonomia Greqia kërcënon Shqipërinë me integrimin në BE, Rama inaguron bustin e babit...

Greqia kërcënon Shqipërinë me integrimin në BE, Rama inaguron bustin e babit të kryeministrit grek në Derviçan

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Derviçan në ceremoninë e inagurimit të sheshit që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis.

Por edhe pse kreu i qeverisë shqiptare i kushtoi rëndësi të veçnatë këtij aktiviteti, djali i tij dhe njëherësh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis,refuzoi ftesën e Ramës në Samitin e Procesit të Berlinit për të qenë i pranishëm sot në Derviçan.

Gjatë inagurimit, Rama me përshëndeti në greqisht, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në emërimin e sheshit të Derviçanit pas ish-kreut të qeverisë greke.

Kryeministri nuk kurseu as batutat me ndihmësin e tij, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë vendosjen e bustit të një personazhi historik të Greqisë fqinje. Ajo ngjan si imitimi i një rrëfimi romanesk, ku e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin, në një formë që sa e krijon atë, aq sa edhe e shkrin atë. Konstantinos Mitsotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të shekullit ’21. Ai erdhi në jetë si djali i dytë I një deputeti grek dhe si stërnipi I kryeministrit grek. Konstantinos ndoqi shkollën e ligjit të Athinës, kundër dëshirës së vet, por formimi juridik do ta ndihmonte atë gjithë jetën në betejat epike për mbrojtjen e tij të patundur. U burgos dhe u dënua dy herë me vdekje nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli të fatit, falë një shkëmbimi të burgosurit. Për kontributin e tij dhe akte e tij të spikatura të rezistencës. U dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe”,-tha Rama mes të tjerash.

Kujtojmë se mes Shqipërisë dhe Greqisë kaq krisje të marrëdhënieve që nga arrestimi i Fredi Belerit për blerje të votave. Greqia ka kërcënuar hapur shqipërinë se do të pengojë procesin e integrimit në BE nëse Beleri nuk betohet si krybashkiak i Himarës./Opinion.al

Share: