Home Gjeo-Ekonomia Hamasi: Nevojitet një armëpushim përpara se të lirohen pengjet

Hamasi: Nevojitet një armëpushim përpara se të lirohen pengjet

Një përfaqësues i Hamasit në Moskë ka deklaruar se pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk mund të lirohen, derisa të arrihet një armëpushim.

Gazeta ruse Kommersant citoi Abu Hamid, një anëtar i një delegacioni të Hamasit që vizitoi kryeqytetin rus, të ketë thënë se grupit i duhet kohë për të gjetur të rrëmbyerit më 7 tetor – dhe një mjedis të qetë për të përfunduar këtë detyrë, shkruan Al Jazeera.

Izraeli i ka kërkuar Rusisë që të dëbojë delegacionin vizitues të Hamasit, duke e quajtur ftesën e tyre në Moskë “të mjerueshme”.

Rusia ka lidhje me të gjithë aktorët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Iranin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin.

Moska ka fajësuar vazhdimisht për konfliktin dështimin e diplomacisë amerikane. Ajo ka bërë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe rifillimin e bisedimeve që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqeje.

360grade.al

Share: