Home KRYESORE Komunikimi me anë të një shalli!

Komunikimi me anë të një shalli!

Nga Irena Beqiraj

Gruaja në foto quhet Suzanne Schultz edhe ka qenë Ambasadorja gjermane në Shqipëri .

Arsyeja përse e ndava sot me ju këte foto, është se sa herë e kam takuar për shkak të detyrës , ajo dukej si në ketë foto.

Zonja ishte gjithmonë e veshur me kostum ( gri /blu/ I zi) këmishë edhe karakteristika që më tërhiqte në veshjen e saj ishte shalli , shumëngjyrësh, por i ndryshëm cdo herë.

Përmes lidhjes që ka pamja me personalitetit, veshja edhe aksesorët janë një medium i rëndësishëm informues cfarë individi përfaqson .

Thënë këtë, se cfarë një grua kërkon të tregojë për veten , e komunikon si fillim me anë të veshjes . Elegancen , konsistencën , mencurinë , bukurinë, brishtësinë , sensualitetin , mirëqenien , identitetin apo mungesen e tij , mund ti percjellen me anë të veshjes. Madje edhe për cfarë duan të dallohen, zakonisht e përcakton së pari pamja e tyre.

Kjo grua me mënyrën e saj të thjeshtë edhe të pandryshueshme , komunikonte konsistencë.

Monotonia elegante në veshjen e Suzanës e drejtonte vëmendjen e cdo bashkëbiseduesi tek dëgjimi I kujdeshëm I fjaleve te saj, edhe aspak tek deshifrimi i pamjes që kishte para . Por ja arrinte aq lehtësish edhe pa u vënë re ta prishte monotoninë me shallet plot ngjyra, të cilat për mua ishin emblema e një gruaje plot gjallëri, të qeshur si ngjyrat e shallit, ku mirëqenia e brendëshme ishte po aq e dallueshme sa mencuria e saj.

Duke u munduar të bjen në sy për ” stilin e tyre alternativ” shpesh gratë adoptojnë tendencat dinamike të veshjeve në kulturën bashkëkohore , duke komunikuar kështu sa herë dalin në publik një krizë të rëndë identiteti .

Prej Suzanne Schultz në heshtje, mësova komunikimin me anë të një shalli , sikurse në heshtje nga gratë me stil alternativ mësoj cdo ditë sesa shpejt një grua pavarësisht pozitës rangut nivelit të përfaqesimit , profesionit apo arsimimit , mund të rreshqasë e ta shëndrojë veten të ngjajshme me lodrat që u dhurohen fëmijeve në kutitë e patatinave , ose në një grua plot me bosh !

Share: