Kryeministri holandez Mark Rutte tha se nuk e përjashton mundësinë e marrjes së postit të kreut të NATO-s.
“Posti i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s është shumë interesant”, tha Rutte në një intervistë në radion holandeze të shtunën.
Rutte, i cili planifikon të largohet nga politika e brendshme pas zgjedhjeve holandeze në nëntor ka thënë më parë se nuk ishte i interesuar të merrte një rol kaq të madh ndërkombëtar si lideri i NATO-s.
Por të shtunën, Rutte tha se të qenit shef i aleancës së mbrojtjes do të thotë se ai “mund të kontribuojë ende”.
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin ka ndryshuar NATO-n dhe llogaritjen e anëtarëve se kush mund ta udhëheqë aleancën.
Jens Stoltenberg, i cili ka qenë shefi i NATO-s që nga viti 2014 , gjatë verës ra dakord të qëndrojë në këtë pozicion deri në tetor 2024.
360grade.al