Nga Irena Beqiraj
Procesi i Berlinit padyshim që është një mundësi e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor por ai ka nevojë të rishikohet në disa drejtime.
Ndryshimi në Qasje !
Është fakt i gjithëpranuar tanimë që në të gjithë planet e deritanishme të ofruara nga Procesi i Berlinit, qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë pasur pronësi në proces. Thënë kjo, sado tërheqëse, elegante dhe bindëse kanë qenë planet integruese kur ato vijnë nga lart-poshtë ku BE vendos si duhet të jetë procesi dhe qeveritë e drejtojnë procesin me vendimmarrje në letër, rezultatet në praktike janë të pakta ose në rastin më të keq vendimarrjet nuk janë implementueshme.
Planet integruese nga lart-poshtë , janë të mbushura me pritje të mëdha, por u mungon tërheqja ndaj emocioneve dhe ndjenjave që nevojiten për të ndryshuar sjelljen njerëzore, ndaj dhe kanë rezultuar zhgënjyese. Pasqyrimi i ideve dhe aspiratave të njerëzve edhe komuniteteve që do të integrohen duke perfshirë në proces një nga poshtë-lart mundëson krijimin e narrativave që frymëzojnë dhe fuqizojnë lëvizjet shoqërore duke mundësuar kështu një numër të madh ndryshimesh të vogla, të cilat do të krijonë bazamentin e nevojshëm për ndryshime sistematike.
Ndaj edhe zhvendosja e Samitit në Tiranë nuk ka lidhje me arritjet e Tiranës zyrtare. Zhvendosja e tij në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet parë si hap drejt ndryshimit në qasje . Ajo tregon sa e rëndesishme është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pronesinë e procesit.
Shtimi i Mekanizmave Institucionalë
Duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit institucional të 6 vendeve të ballkanit perëndimor, ka një nevojë të dukshme për mekanizma shtesë institucionale, të cilat nevojiten : për te lehtësuar punën e 6 vendeve me njëri-tjetrin; për të ndërtuar konsensus lokal dhe rajonal ; dhe për të zhvilluar aftësitë e nevojshme brenda vendeve për hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e procesit.
Kështu siç është sot, procesi nuk ofron mekanizma institucionale të mjaftueshme, të cilat mund t’i përgjigjen me shkathtësi informacioneve dhe imperativave të reja. A do jë ketë mekanizma institucionale shtesë? – Kjo pritet për tu parë.
Mungesa e infrastukturës edhe konektivitetit . Plani i ri i rritjes !
Studimet e fundit tregojnë se Ballkani Perëndimor duhet të investojë çdo vit 12 për qind të PBB-së në mënyrë që të ndërtohet infrastuktura e nevojshme për t’u integruar. Deri tani , Plani Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor i ofruar nga BE ka qenë i pamjaftueshëm dhe ka përfaqësuar thjesht një strategji “mbajtëse” por jo një hap vendimtar përpara. Vlera prej 9 miliardë euro për të gjithë gjashtë ekonomitë gjatë periudhës shtatëvjeçare është vetëm sa 1 për qind të PBB-së në vit, ndërkohë që nevojat janë për 12 për qind.
Ursula von der Leyen ka folur për një plan te ri të rritjes . Nëse merret nëkonsideratë eksperienca e më parshme e vendeve të Europës qëndrore ajo tregon se në këto vende ishte rritja e të ardhurave për frymë që rriti kërkesën dhe ofertën për produkte të rajonit duke ndikuar në rritjen e tregëtisë dhe investimeve ndër rajonale.Sipas analizave të këtij rajoni, rritja nga 1 në 2% e transfertave vjetore të BE në drejtim të këtyre vendeve rriti PBB-në e tyre mesatarisht me 14% .
Cfarë do të ofrojë plani i ri I rritjes? Do ishte njjë risi nëse do të ofronte përfshirje të parakoshme me akses të plotë në buxhetin e BE-së te gjashtë vendeve të ballkanit perëndimor . Sipas studimeve edhe analizave kjo do t’u krijonte një mundësi reale 6 vendeve jo vetëm të avanconin në përpjekjet për tu integruar me njëri-tjetrin por edhe të përmbushnin më shpejt kriteret e hyrjes në BE.
Por autokracitë në 6 vendet e BP kanë akumuluar pushtet edhe janë bërë imune karshi gabimeve të tyre. Në vend të ndryshojnë qasjet e tyre, me qëllim që ato t’i përshtaten realitetit, ato përpiqen të ndryshojnë përceptimet mbi realitetin ” Kjo gjendje e ky realitet brenda vendeve te BP ndoshta e bën këtë një vendim të pamundur për BE.
Por sot padyshim lajmi më i mirë është kthimi i Tiranës zyrtare atje ku e ka vendin Shqipëria , në Procesin frytdhënës te Berlinit duke i dhënë fund bredhjeve edhe llomotitjeve dyerve të mbyllura të Ballkanit të Hapur.