Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla komentoi në një intervistë për Euronews Albania sulmet e fundit Iran-Palestinë, ndërsa theksoi se duhet pasur fokusi te lidhjet historike të Hamasit.
Sipas tij duhet parë si mundësia e tij për t’u stërvitur, ashtu edhe mundësia e tij për t’u futur në territor.
“Jam i bindur që shërbimet izraelite dhe institucionet izraelite do t’i verifikojnë një nga një kush ka pasur rol në këtë punë, jo për shkak të asaj që ka ndodhur, ose më mirë edhe për shkak të asaj që ka ndodhur, por më shumë për shkak të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen.
Po shkojmë në një luftë frontale të gjerë, ku do të ketë angazhim dhe impenjim edhe të aktorëve dhe faktorëve të tretë. Unë shpresoj që në këtë rast, Rusia do të jetë në anën e Izraelit,” – u shpreh Kulla.
https://www.youtube.com/embed/byfLzrCyfB8