Home Gjeo-Ekonomia Kina bën thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës

Kina bën thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës

Janë përshkallëzuar luftimet mes Izraelit dhe organizatave të armatosura palestineze në Gaza. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u bëri thirrje të dielën palëve përkatëse të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë të përmbajtur, të zbatojnë menjëherë armëpushimin, të mbrojnë civilët dhe të parandalojnë përkeqësimin e situatës.

Zëdhënësi u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet të nxitë palestinezët dhe izraelitët që të rifillojnë sa më parë bisedimet për të kërkuar rrugën e përhershme drejt paqes së qëndrueshme. Kina do të vazhdojë të punojë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për këtë qëllim.foto dhe artikulli janë ofruar nga CRI.CN

Share: